LAJMI I FUNDIT:

Nxënësit të entuziazmuar që iu rikthyen bankave shkollore – iu shpërndahen edhe librat e nevojshme për nisjen e mësimit

Pas një muaji të grevës nxënësit në shkollat e Kosovës u janë rikthyer bankave shkollore.

Lidhur me këtë drejtoresha e SHFMU “Ismail Qemali”, në Prishtinë, Mimoza Krasniqi, tha për Telegrafin se mësimi në këtë shkollë ka filluar me orar të plotë dhe është bërë shpërndarja e librave për nxënësit që nuk janë pajisur me to.


“Edhe pse me vones, procesi i mësimit në shkollën tonë ka filluar me kohë, nxënësit kanë filluar të vijnë në shkollë. Në ora 7:20 ka filluar sistemimi nëpër klasa nga klasat e gjashta deri tek ato të nëntat, si zakonisht ora e parë ka qenë orë kujdestarie dhe shpërndarje e librave tek të gjithë nxënësit që nuk kanë mundur të pajisen me libra më herët edhe pse e kemi bërë shpërndarjen vazhdimisht të librave si kanë ardhur ato”, tha ajo.

Mimoza Krasniqi- Drejtoresha e SHFMU “Ismail Qemali”, në Prishtinë

Krasniqi tutje shtoi se përgjegjësinë për grevën një muajshe ta bartin të gjitha palët, ajo thotë se nuk janë ndjerë mirë as mësimdhënësit që nuk filloi mësimi me 1 shtator.

“Normal që prindërit e kanë pritur shumë mirë fillimin e vitit shkollorë, menzi që kanë pritur që të fillojë procesi edhe ata sikurse fëmijët. Normal as ne nuk e kemi pasur ndjenjë të mirë që nuk kemi filluar mësimin me 1 shtator por përgjësisa është e të gjitha palëve”, deklaroi Krasniqi.

Kanina Musliu – Nxënëse e SHFMU “Ismail Qemali”

E lumtur për kthimin në shkollë u shpreh nxënësja e SHFMU “Ismail Qemali”, Kanina Musliu beson se pasi që është semimaturante do ta ketë të vështirë  ambientimin me mësime pas këtyre muajve të pushimit.

“Ka qenë e vështirë fillimi i mësimit pas një muaji grevë, tash duhem edhe të ambientohemi. Ka me qenë e vështirë që të mbërrijnë diçka pasi kemi humbur shumë sepse kemi humbur një muaj mësim”, u shpreh Musliu.

Idila Berisha – Nxënëse e SHFMU “Ismail Qemali”

Kurse frika për shoqen e Kanines, Idila Berishën qëndron tek testi i semimaturës pasi këtë vit ajo do ta përfundon shkollën fillore. Ajo thotë se kanë humbur shumë dhe do ta kenë të vështirë kalimin e testit të semimaturës që të vazhdojnë pastaj shkollimin e mesëm.

“Frika për testin e maturës ka ekzistuar që prej klasës së gjashtë, tash pasi humbur një muaj mësim besoj që do të jetë ende më e vështirë”, vlerësoi ajo.

Altin Ajvazi- mësimdhënës në SHFMU “Hasan Prishtina”

Ndërkaq sipas mësimdhënësit Altin Ajvazi në SHFMU “Hasan Prishtina”, nxënësit kanë pasur disponim të mirë për fillimin e vitit të ri shkollor dhe se mësimdhënësit e kësaj shkolle e kanë parë të nevojshme të lëshojnë pe.

“Fillimi pas grevës një mujore ka qenë i mirë, disponimi ka qenë edhe nga kolektivi dhe nga nxënësit gjithashtu. Ne erdhëm në një moment që e pam të arsyeshme që të lëshojmë pe dhe të fillojmë mësimin me orar të plotë. Nxënësit e kanë pritur më gëzim fillimin e vitit shkollorë”, u shpreh Ajvazi.

Ruvejda Shala –Nxënëse e SHFMU “Ismail Qemali”

Edhe për nxënësen e tij Ruvejda Shalën, rifillimi i mësimit ishte çast i lumtur për të ajo iu gëzua po ashtu edhe takimit me mësimdhënësit.

“Fillimi i vitit të ri shkollor ka qenë shumë i madh, sepse siç është e ditur ne kemi filluar me një muaj vonesë dhe ka qenë shumë mirë që kemi filluar sepse një muaj është një periudhë shumë e gjatë. Isha e gëzuar që të takoja mësimdhënësit”, tha ajo për Telegrafin.

Ndryshe sistemi i arsimit në Kosovë ka qenë i ngrirë tash e një muaj pasi mes Sindikatës së Arsimit Shkencës dhe Kulturës (SBASHK), dhe Qeverisë së  Kosovës nuk nuk mund të zhvillohej dialog të mirëfilltë për realizimin e kërkesave të sindikatës./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Dhuna dhe largimi nga banesa dyshohet se e detyruan gruan të mbytet me tre fëmijët e saj në Shkodër, çfarë dihet deri tani për rastin?

Dhuna dhe largimi nga banesa dyshohet se e detyruan gruan të mbytet me tre fëmijët e saj në Shkodër, çfarë dihet deri tani për rastin?

Lajme
Kurti uron besimtarët ortodoksë: Fryma e Pashkës ju dhuroftë mirëqenie, shëndet, lumturi dhe begati

Kurti uron besimtarët ortodoksë: Fryma e Pashkës ju dhuroftë mirëqenie, shëndet, lumturi dhe begati

Lajme
Zhdukja e nënës me tre fëmijët në Shkodër, policia arreston bashkëshortin - dyshohet të jenë mbytur për shkak të dhunës

Zhdukja e nënës me tre fëmijët në Shkodër, policia arreston bashkëshortin - dyshohet të jenë mbytur për shkak të dhunës

Lajme
Sekretari i EFJ-së i reagon Dimal Bashës: Sjellja jote e papërgjegjshme po e dëmton reputacionin e Kosovës

Sekretari i EFJ-së i reagon Dimal Bashës: Sjellja jote e papërgjegjshme po e dëmton reputacionin e Kosovës

Lajme
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Axhanqiq: Unë takohem me Kurtin hapur, të tjerët fshihen

Axhanqiq: Unë takohem me Kurtin hapur, të tjerët fshihen

Lajme
Kalo në kategori