LAJMI I FUNDIT:

Nxënësit mësojnë si të kursejnë paratë

Nxënësit mësojnë si të kursejnë paratë

Shoqata e Bankave të Kosovës ka mbajtur një ligjëratë para nxënësve të shkollës “Model”, në Prishtinë me temën “kursimi i të hollave”.

Kryetari i Shoqatës së Bankave të Kosovës, Petrit Balija, tha se fëmijët nuk duhet të bëjnë kërkesa të panevojshme para prindërve të tyre dhe të shpenzojnë pa kufi.


“Nuk duhet që vazhdimisht të bëjmë kërkesa të panevojshme por duhet të jemi të kujdesshëm me prindërit tanë dhe të bëjmë vetëm kërkesa të nevojshme. Pra nëse e ke një lodër atëherë nuk duhet e njëjta lodër ta kesh dy herë. Në këtë formë ne nuk i bëjmë presion prindërve tanë për shpenzimin e parasë për gjëra të panevojshme sepse paraja është shumë e çmuar dhe duhet të kemi kujdes në kursimin e saj”, ka thënë ai.

Kurse, drejtori i Bordit të Shoqatës së Bankave si dhe drejtor i Bankës “Pro Credit”, Ilir Aliu, tha se kursimi i të hollave fillon nga menaxhimi i mirë i tyre.

“Kursimet bankat ofrojnë produkte të ndryshme llogari kursimi etj, mirëpo çka është e rëndësishme është se si kursejmë ne, pse të kursejmë, kolegë nga Shoqata e Bankave, Arbeni dhe Miranda do t’u tregojnë pak në detaje më shumë por unë besoj që secili prej jush sot vetëm është duke kursyer por kisha nis prej një perspektivës tjetër. Kursimi bëhet besoj duke fillimisht mendu se si ne i shpenzojmë ato që i kemi, si i shpenzojmë ne resurset tona, duke filluar prej energjisë deri tek kapitali financiar apo të hollat. Nëse jemi të kujdesshëm, planifikojmë si i shpenzojmë kapitalin tonë financiar apo rrogat tona, apo të hyrat tona nga biznesi dhe jemi të kujdesshëm të planifikojmë mirë dhe shpenzojmë për ato që me të vërtetë kemi nevojë e jo shpenzime të panevojshme vetëm e kemi bërë hapin e parë të kursimeve”, u sh preh ai.

Kurse, drejtori i shkollës “Model” Liridon Maliqi, i falënderoi përfaqësuesit e bankave në Kosovë që e kanë përzgjedhur shkollën që ai e drejton ta nisin javën e kursimit të parasë.

“Ne e kemi kënaqësinë që ju kemi juve sot për ta hapur këtë fushatë të kursimit të parave apo të menaxhimit financiar pikërisht në shkollën tonë, është kënaqësi që këta nxënës që i kemi zgjedh sot pikërisht që ne hymë nëpër klasat e tyre edhe fillimisht i pyetëm se çfarë preferenca kanë për profesionet e ardhshme dhe të gjithë këta që i kemi këtu janë shumica që kanë dëshirë të shkojnë në shkollën e Mesme Ekonomike apo në studime për Banka dhe Financa, pastaj pyetja ishte nga ne që cili prej jush kursen më shumë në familje dhe cili prej jush shpenzon më shumë në familje dhe këtu kemi një diversitet siç po e shihni dhe do t’i shihni pastaj në trajnim që disa janë që shpenzojnë shumë që e kanë ngrit dorën dhe disa janë që kursejnë shumë andaj ky diversitet mendoj që do ti ndihmoj edhe trajnerit pastaj që të mund të elaboroj rreth menaxhimit financiar apo kursimeve që iu duhen për jetë”, tha Maliqi.

Nxënësit e shkollës “Model” kanë diskutuar me përfaqësuesit e bankave edhe për çështje të ndryshme sa i përket kursimit të të hollave. /Telegrafi/