LAJMI I FUNDIT:

Nxënësit kërcyen nga bankat, të frikësuar prej gjarprit që u hyri në klasë (Video)

Nxënësit kërcyen nga bankat, të frikësuar prej gjarprit që u hyri në klasë (Video)

Gjarpri që iku nga vapa e pasdites, hyri në klasën e një shkolle fillore në Kinë, ku frikësoi nxënësit.

Këta të fundit kërcyen prej bankave, ndërsa reptili u kap prej një mësimdhënësi të guximshëm, transmeton Telegrafi.


“Jashtë ishte vapë, teksa brenda kemi pajisje për freskimin e ajrit. Ishte një gjarpër i vogël, por na zuri në befasi”, ka thënë mësimdhënësi.

Videoja që mund të shihni më poshtë, e shfaqë reptilin e gjatë afro një metër, teksa rrëshqet dhe hynë brenda, para se të frikësoi të pranishmit. /Telegrafi/