LAJMI I FUNDIT:

Nusret improvizon një nga skenat ikonike të “The Godfather”, a po i bashkohet Hollywoodit kuzhinieri turk?

Nusret improvizon një nga skenat ikonike të “The Godfather”, a po i bashkohet Hollywoodit kuzhinieri turk?

Në një postim në rrjetin social Instagram, kuzhinieri Nusret ndau me fansat një video duke imporivuzuar një skenë nga “The Godfather”, madje duke lënë të kuptohet se do të bëhet pjesë e Hollywoodit.

Nuk është për t’u habitur që restoranti i cili shndërroi famën e tij në një senzacion global ka mbetur në përputhje me prodhimin e përmbajtjes së filmit, duke shtyrë vazhdimisht veten jashtë zonave të rehatisë dhe duke u kujdesur për markën e tij në mënyrë jo-falimentuese.


Duke e dashur pamjen e OG Tony Montana, Nusret Gokce nxori një video me minutazhë të gjatë në Instagram duke improvizuar plotësisht një skenë nga filmi i famshëm hollivudian “The Godfather”, shkruan Lovin Dubai.

View this post on Instagram

A post shared by Nusr_et#Saltbae (@nusr_et)

“Hollywood unë jam duke ardhur”, shkroi kuzhinieri i famshëm turk në mbishkrimin e videos.

Nuk është e qartë nëse Nusret është bërë vërtetë pjesë e ndonjë projekti hollviduan, apo ka qenë thjeshtë një video e shfrytëzuar për marketing.

Skena origjinale në filmin “The Godfather”:

Kuzhinieri i ‘Salt Bae’ vazhdon të bëjë më shumë me platformën e tij, duke shfaqur pasionet e tij që shkojnë më tej sesa biznesi i tij i restoranteve.

Me më shumë se 37 milionë ndjekës në Instagram, ndikimi që Nusret ka tek njerëzit dhe sipërmarrësit e ardhshëm është mjaft tërheqës.

View this post on Instagram

A post shared by Nusr_et#Saltbae (@nusr_et)

Mes prerjeve të biftekëve, derdhjes së kripës, videove me të famshëm, ai gjithashtu reflekton faktin se nga ku e ka nisur gjithçka, si një kasap për të kujtuar njerëzit që të mos ‘harrojnë nga vijnë.’

Ai kohët e fundit iu kthye komunitetit në të cilin lindi.

View this post on Instagram

A post shared by Nusr_et#Saltbae (@nusr_et)

Për Muajin e Shenjtë të Ramazanit, Nusret vendosi t’i kthehej fshatit ku ai lindi, duke kontribuar dhe gatuar për një bibliotekë, xhami, shtëpi për mysafirë dhe një qendër argëtimi që do të ndërtohej.

Së bashku me këtë, ai gjithashtu financoi kurse të gjuhës angleze dhe një laborator kompjuterash – nga fondi i quajtur nën emrin e prindërve të tij. ‘Fatma dhe Faik Gokce’. /Telegrafi/

View this post on Instagram

A post shared by Nusr_et#Saltbae (@nusr_et)

Në trend Magazina

Më shumë
Jashtë Big Brother dhe larg Meritonit, Ilnisa Agolli bën ndryshimin drastik në pamjen e saj

Jashtë Big Brother dhe larg Meritonit, Ilnisa Agolli bën ndryshimin drastik në pamjen e saj

Magazina
Xhuli i reagon Stresit publikisht: M'i ka premtuar 30 mijë euro dhe s'mi ka dhënë, ai pi bar nëpër qoshet e Tiranës

Xhuli i reagon Stresit publikisht: M'i ka premtuar 30 mijë euro dhe s'mi ka dhënë, ai pi bar nëpër qoshet e Tiranës

Magazina
“Me lekët e Big Brother do të shlyente borxhet e ko*ainës”, Stresi bën deklaratën e fortë për Vedat Bajramin

“Me lekët e Big Brother do të shlyente borxhet e ko*ainës”, Stresi bën deklaratën e fortë për Vedat Bajramin

Magazina
Adelina Ismaili bën thirrje për lejimin e armatimit të femrave: Vini re se asnjë klerik fetar nuk ka dënuar vrasjen e grave në Kosovë

Adelina Ismaili bën thirrje për lejimin e armatimit të femrave: Vini re se asnjë klerik fetar nuk ka dënuar vrasjen e grave në Kosovë

Magazina
Një nga aktorët më të pëlqyer në botë, por i refuzuar nga vajza e tij - Tom Cruise

Një nga aktorët më të pëlqyer në botë, por i refuzuar nga vajza e tij - Tom Cruise "nuk ekziston" më për vajzën e tij 18-vjeçare

Magazina
Bebe Rexha rrëzohet në skenë gjatë performancës në festivalin

Bebe Rexha rrëzohet në skenë gjatë performancës në festivalin "Coachella 2024"

Magazina
Kalo në kategori