Nusret Haliti zgjidhet drejtor i AKE-së në Maqedoni

Inxhinieri i elektroteknikës Nusret Haliti nga Tetova është zgjedhur drejtor i ri i Agjencisë për Komunikime Elektronike (AKE), një prej institucioneve kryesore rregulluese në vend. Haliti do të jetë pasardhës i Jeton Akikit.
Haliti është magjistër i shkencave në Sisteme të Integruara Mikrokompjuterike dhe i diplomuar në Elektronikë dhe Telekomunikacion në Fakultetin e Inxhinierisë Elektrike dhe Teknologjive të Informacionit në Universitetin “Shën Kirili dhe Metodi” në Shkup.
AKE-ja ka rol të rëndësishëm në rregullimin e tregut të telekomunikacionit, mbikëqyrjen e operatorëve, sigurimin e konkurrencës së ndershme dhe mbrojtjen e interesave të qytetarëve dhe kompanive.
Zgjedhja e Halitit vjen në një periudhë kur agjencia pritet të vazhdojë me rritjen e efikasitetit në sektorin e komunikimeve elektronike në vend.




















































