LAJMI I FUNDIT:

Nusja polake që thotë se ka gjetur qetësinë në Turqi – tanimë ajo kujdeset për kuaj, dhi, pata dhe jo vetëm

Nusja polake që thotë se ka gjetur qetësinë në Turqi – tanimë ajo kujdeset për kuaj, dhi, pata dhe jo vetëm

Nusja polake, e cila thekson se Turqia nuk mund të krahasohet me Gjermaninë, vazhdon një jetë të qetë familjare duke u kujdesur për kuaj, dhi, pata dhe rosa në një fermë që ndodhet e gërshetuar me natyrën në lagjen Akçaalan.

Polakja 38-vjeçare Kasha Kozłowska Şark, e cila 4 vite më parë u vendos në rajonin Bodrum të qytetit Muğla në Turqi pasi u martua me Süleyman Şark me të cilin u njoh në Gjermani, jeton e lumtur dhe në qetësi në shtëpinë e saj të gërshetuar me natyrën, raporton Anadolu Agency (AA).


Kozłowska u martua 18 vjet më parë me Süleyman Şark nga qyteti Samsun, menaxher i një restoranti.

Çifti Şark, i cili kishte një jetë intensive pune në Gjermani, ka tre fëmijë.

Polakja 38-vjeçare Kasha Kozłowska Şark, e cila 4 vite më parë u vendos në rajonin Bodrum të qytetit Muğla në Turqi pasi u martua me Süleyman Şark me të cilin u njoh në Gjermani, jeton e lumtur dhe në qetësi në shtëpinë e saj të gërshetuar me natyrën. ( Ali Ballı – Anadolu Agency )

Çifti, i lodhur nga stresi i qyteteve metropolitane dhe nga temperamenti i jetës intensive të biznesit, katër vite më parë u vendos në rajonin Bodrum të qytetit Muğla me qëllimin për tu kthyer pranë familjeve të tyre, por edhe për t’i ofruar fëmijëve të tyre një jetë më të lirë.

Nusja polake vazhdon një jetë të qetë familjare duke u kujdesur për kuaj, dhi, pata dhe rosa në një fermë që ndodhet e gërshetuar me natyrën në lagjen Akçaalan.

Ajo po ashtu ka marrëdhënie të mira me fqinjët e saj turq dhe për njerëzit që e rrethojnë.

Duke folur për AA, Şark shpjeton se vazhdon një jetë të lumtur në fermën e saj dhe se në Turqi dëshirojnë të fillojnë një jetë të re.

“Unë dua shumë të jetoj këtu. Unë e dua mikpritjen e turqve. Miqtë e mi gjithashtu e duan këtë vend, ata vijnë shpesh për të më vizituar”, shprehet Şark, duke theksuar se pas një jete intensive të angazhuar me punë në Gjermani, në Turqi ajo kujdeset për fëmijët e saj duke qëndruar në shtëpi.

“Është shumë këndshëm të kalosh kohë me fëmijët”, thotë ajo, duke bërë të ditur se edhe kujdesi për kafshët e tjera në fermë e mban larg sresit.

Şark thekson se ajo nuk ndjehet aspak si e huaj në Turqi.

“Në çdo vend që shkoj në Bodrum nuk ndjehem aspak si e huaj. Deti dhe klima këtu janë të shkëlqyeshëm. Po notojmë në det në rajonin Turgutreis dhe rajone të tjera. Kam mësuar gjithashtu si të gatuaj ushqim turk. Unë mund të gatuaj gjithçka që duan. Kemi fqinjët turq dhe atyre u pëlqen shumë ushqimi im. Më pëlqen të kaloj kohë me familjen time me kuaj, dhi dhe rosat. Turqia nuk mund të krahasohet me Gjermaninë. Sepse ajri, klima, bimët këtu janë të ndryshme. Kushtet e motit këtu janë gjithmonë si vera dhe shumë të këndshme. Nëse ata duan të jetojnë në qetësi duhet të vijnë në Turqi”, thotë Şark.

Şark gjithashtu tha se i pëlqejnë zakonet dhe traditat turke, në veçanti traditat për festën e Bajramit.

Nga ana tjetër, bashkëshorti Süleyman Şark thekson se janë larguar nga Gjermania dhe janë vendosur në Turqi për t’i ofruar një jetë më të lirë fëmijëve të tyre, por edhe për të qëndruar pranë familjes.

“Kam jetuar që në moshë të vogël në Gjermani. Edhe familja ime është kthyer përgjithmonë në Turqi para 10 viteve. Është shumë bukur të kalosh kohë me kafshë dhe të gërshetuar me natyrën. Disa, para se të vijnë në Turqi e shikojnë me një sy më ndryshe këtë vend këtu, e shikojnë si një vend që nuk mund të jetohet. Nuk e mendojnë se mund të bëjnë një jetë luksoze këtu. Mendojnë si një vend që ka mbetur prapa, por kur vijnë këtu ata ndryshojnë plotësisht pikëpamjen e tyre”, ka shpjeguar Süleyman Şark.