LAJMI I FUNDIT:

Numri më i madh i kandidatëve për deputetë ka qenë në vitin 2001

Numri më i madh i kandidatëve për deputetë ka qenë në vitin 2001

Për dy dekada në Kosovë, janë organizuar shtatë procese zgjedhore. Ndërkohë që këto të 14 shkurtit, të cilat janë edhe të parakohshme, janë të tetat me radhë. Numri më i madh i kandidatëve të certifikuar për të marrë pjesë në zgjedhje ka qenë në vitin 2001, ndërsa më së paku kandidatë ka pasur në vitin 2017.

Në orën 18:00 të së shtunës, ka qenë afati i fundit për dorëzimin e listave me kandidatë për deputetë për certifikim për garën e 14 shkurtit. Janë 28 subjekte politike të cilat kanë dorëzuar listat për aplikim, ndërkaq numri i përgjithshëm i kandidatëve për deputetë të këtyre subjekteve politike është 1079.


Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi tregon për KosovaPress, se sa ka qenë numri i kandidatëve për deputetë gjatë këtyre dy dekadave.

“Gjatë dy dekadave në Kosovën e lirë, janë organizuar 7 procese zgjedhore për Kuvendin e Kosovës. Zgjedhjet e 14 shkurtit janë të tetat me radhë për Kuvend. Gjatë proceseve të kaluara zgjedhore me mijëra kandidatë janë çertifikuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve dhe të cilët kanë garuar për ulëse në Kuvendin e Kosovës. Numri më i madh i kandidatëve ka qenë në zgjedhjet për kuvend në vitin 2001 (1 333 kandidatë), ndërsa më së paku kandidat ka pasur në zgjedhjet e vitit 2017 (971 kandidatë)”, thotë Elezi.

Listat e kandidatëve për deputetë të LVV, LDK, PDK dhe AAK për zgjedhjet e 14 shkurtit
Lexo po ashtu Listat e kandidatëve për deputetë të LVV, LDK, PDK dhe AAK për zgjedhjet e 14 shkurtit

Ndërkohë, Elezi flet edhe për numrin e subjekteve politike që kanë marrë pjesë në zgjedhjet për kuvend gjatë këtyre vjetëve. Siç tregon ai, në vitin 2004 ka qenë numri më i madh i subjekteve politike të certifikuar.

“Numri i subjekteve politike që kanë marrë pjesë në zgjedhjet për kuvend gjatë këtyre dy dekadave ka qenë pothuajse i përafërt në çdo proces zgjedhor. Nuk ka pasur dallime të mëdha nga njëri proces zgjedhor në tjetrin. Më së shumti subjekte politike të çertifikuara kemi pasur në vitin 2004 (33 subjekte), ndërsa më së paku në zgjedhjet e kaluara të 6 tetorit 2019 (25 subjekte)”, ka shtuar ai.

Deri të hënën do të dërgohen listat në gjashtë institucione të tjera për verifikimin e këtyre kandidatëve. Ndërsa, më 1 shkurt do të hidhet shorti për renditjen e subjekteve politike në fletëvotimet për zgjedhjet e 14 shkurtit. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë

Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë

Siguri
Cvijanoviq: Qëndrimi i Bosnjës e Hercegovinës për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës duhet të jetë neutral

Cvijanoviq: Qëndrimi i Bosnjës e Hercegovinës për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës duhet të jetë neutral

Lajme
U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

Lajme
Kurti pas telefonatës me Macron: Besojmë që Franca ta mbështesë Kosovën në KiE pa parakushte

Kurti pas telefonatës me Macron: Besojmë që Franca ta mbështesë Kosovën në KiE pa parakushte

Lajme
Rrëfimi i Vasfije Krasniqit: Çdo ditë e kujtoj tmerrin që më ndodhi nga forcat serbe

Rrëfimi i Vasfije Krasniqit: Çdo ditë e kujtoj tmerrin që më ndodhi nga forcat serbe

Lajme
Goditi 42 herë me thikë ish-të dashurën në Vjenë, gjykata e dënon me 15 vjet burgim shqiptarin nga Kosova

Goditi 42 herë me thikë ish-të dashurën në Vjenë, gjykata e dënon me 15 vjet burgim shqiptarin nga Kosova

Lajme
Kalo në kategori