LAJMI I FUNDIT:

Numri 7 është kthyer në ‘mallkim’ te United – Sanchez e ka për detyrë t’ia kthejë shkëlqimin e humbur nga Owen, Valencia, Di Maria dhe Depay (Foto)

Numri 7 është kthyer në ‘mallkim’ te United – Sanchez e ka për detyrë t’ia kthejë shkëlqimin e humbur nga Owen, Valencia, Di Maria dhe Depay (Foto)

George Best, Bryan Robson, Eric Cantona dhe David Beckham, janë disa nga emrat e mëdhenj që kanë bartur fanellën me numrin 7 të Manchester United.

Një numër që konsiderohet legjendar te Manchester United, ishte veshur edhe nga Cristiano Ronaldo, kur e mori këtë numër në vitin 2009.


Pas tij këtë fanellë e bartën emra si Michael Owen, Antonio Valencia, Angel Di Maria dhe Memphis Depay, që kanë shënuar numër qesharak golash, 11 në 617 ndeshje.

Owen erdhi në Old Trafford nga Newcastle United, duke shënuar pesë gola.

Pas tij Valencia e mori fanellën me numrin 7, pasi erdhi nga Wigan Athletic. Ai e ndërroi pastaj me numrin 25.

Sanchez: Kam kaluar te klubi më i mirë në botë, nuk mund ta refuzoja Mourinhon
Lexo po ashtu Sanchez: Kam kaluar te klubi më i mirë në botë, nuk mund ta refuzoja Mourinhon

Di Maria ishte i radhës që humbi në këtë fanellë që peshon. Ai shënoi tri gola në Ligën Premier.

Di Maria te Manchester United

I fundit ishte Depay. Holandezi  erdhi për 25 milionë funte nga PSV Eindhoven dhe shënoi dy gola.

Të gjithë së bashku Owen, Valencia, Di Maria dhe Depay kanë shënuar 11 gola me fanellën me numrin 7.

Jose Mourinho shpreson që numri 7 i ardhshëm i United do ta thyej ‘mallkimin’.

Sanchez gjatë prezantimit te Manchester United

Vetë Sanchez është shprehur i lumtur që do ta veshë të njëjtën fanellë si Cristiano, Cantona e David Beckham, duke pretenduar se me të do të fitojë titullin dhe Ligën e Kampionëve në të ardhmen. /Telegrafi/  

Në trend Sport

Më shumë
A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë

A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë

La Liga

"Ish-gjyqtari më i pasur në botë", është pronari i dy super bizneseve dhe ka pasuri neto më shumë se Mike Tyson

Ndërkombëtare
Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

La Liga
Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bundesliga
Barcelona kërkon që El Clasico të riluhet, kërkesë jo e rrallë për këtë edicion – pasi një tjetër derbi në Evropë ishte të njëjtës rrugë

Barcelona kërkon që El Clasico të riluhet, kërkesë jo e rrallë për këtë edicion – pasi një tjetër derbi në Evropë ishte të njëjtës rrugë

La Liga
Arrestohen dy lojtarë të së njëjtit klub në Ligën Premier nën akuzat për përdhunim

Arrestohen dy lojtarë të së njëjtit klub në Ligën Premier nën akuzat për përdhunim

Premier League
Kalo në kategori