LAJMI I FUNDIT:

Nuk u vërejt për asnjë moment në fushë, Lewandowski: Ndaj Shqipërisë ishte ndeshje për turp

Nuk u vërejt për asnjë moment në fushë, Lewandowski: Ndaj Shqipërisë ishte ndeshje për turp

Ka kohë që Përfaqësuesja e Polonisë në futboll nuk ka kaluar momente më të vështira.

Polakët janë mposhtur në Tiranë nga Shqipëria me rezultat të pastër 2-0, me kuqezinjtë që kanë bërë një hap para për t’u kualifikuar në Euro 2024 dhe me Poloninë që kanë bërë një hap mbrapa.


Kapiteni i Polonisë, Robert Lewandowski ka pasur një ndeshje skandaloze, edhe për meritë të dy qendërmbrojtësve shqiptarë kapitenit Berat Gjimshiti dhe Ardian Ismajlit që bënë një ndeshje të madhe.

E thotë një trajner i madh si Fernando Santos: Shqipëria luajti në perfeksion
Lexo po ashtu E thotë një trajner i madh si Fernando Santos: Shqipëria luajti në perfeksion

Ylli i Barcelonëas e ka quajtur si një turp duelin me Shqipërinë, pasi përfaqësuesja e tij nuk arriti në asnjë moment ta rrezikoj portën shqiptare.

“Ditët e fundit iu kushtuan kryesisht kombëtares, pasi në shtator luajtëm dy ndeshje të eliminatoreve të Euro 2024″.

Sa janë gjasat e Shqipërisë që të luajë në Euro 2024 kur i kanë mbetur edhe tri ndeshje
Lexo po ashtu Sa janë gjasat e Shqipërisë që të luajë në Euro 2024 kur i kanë mbetur edhe tri ndeshje

“E para, edhe pse pas një loje të dobët, përfundoi me fitoren 2-0 ndaj Ishujve Faroe. Ndeshja tjetër është një turp i plotë me Shqipërinë, pasi humbëm 2-0”, deklaroi sulmuesi polak.

Aktualisht Shqipëria është e para në Grupin E me 10 pikë, dy më shumë se Republika Çeke dhe Moldavia si dhe katër më shumë se Polonia. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Eksperti i leximit të buzëve zbulon fjalët që Salah ia tha Kloppit gjatë përplasjes së ashpër

Eksperti i leximit të buzëve zbulon fjalët që Salah ia tha Kloppit gjatë përplasjes së ashpër

Premier League
Ronaldo zbulon sekretin se përse Diego Maradona mbante dy orë në duar

Ronaldo zbulon sekretin se përse Diego Maradona mbante dy orë në duar

Ndërkombëtare
Dikur luanin së bashku tek Real Madridi, Xabi Alonso tani e do transferimin e tij tek Leverkuseni

Dikur luanin së bashku tek Real Madridi, Xabi Alonso tani e do transferimin e tij tek Leverkuseni

Bundesliga
Dumfries flet për pankartën e papërshtatshme që mbajti gjatë festës: Jam futbollist që e dua rivalitetin në futboll

Dumfries flet për pankartën e papërshtatshme që mbajti gjatë festës: Jam futbollist që e dua rivalitetin në futboll

Serie A
Man Utd i hapur t'i dëgjoj ofertat për Rashford, tre top klube duan anglezin

Man Utd i hapur t'i dëgjoj ofertat për Rashford, tre top klube duan anglezin

Premier League
Ancelotti tallet keq me Tuchelin pasi ky i fundit tha se Gnabry do shënojë ndaj Real Madridit

Ancelotti tallet keq me Tuchelin pasi ky i fundit tha se Gnabry do shënojë ndaj Real Madridit

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori