LAJMI I FUNDIT:

Nuk rekomandohet konsumimi i kosit gjatë orëve të mbrëmjes

Nuk rekomandohet konsumimi i kosit gjatë orëve të mbrëmjes
(Foto: Healthline)

Kosi sigurisht që është një produkt mjaft ushqyes dhe me vlera, megjithatë ndodh që disa personave iu shkakton më shumë dëm se dobi në krahasim me disa të tjerëve.

Produktet e qumështit, si p.sh. kosi, ka avantazhet e tij shëndetësore, mirëpo është e rëndësishme të kuptohet se në cilën kohë të ditës është më mirë të konsumohet.


Kosi është një nga ushqimet më të preferuara sidomos gjatë stinës së verës. I pasur në proteina, forcon sistemin imunitar, ka kalcium, çka ndikon në shëndetin e kockave, të ndihmon të biesh nga pesha, të mbron nga i ftohti dhe virozat, por mbi të gjitha, përmirëson sistemin tretës.

(Foto: Farmer’s Alamanac)

Megjithatë, nuk rekomandohet që të konsumohen gjatë orëve të mbrëmjes, sepse krijojnë mukozë në kanalin e hundës, por ata që vuajnë nga astma, alergjitë dhe ftohjet mund të vuajnë edhe më shumë, por edhe t’ua përkeqësojnë simptomat.

Pse ngrënia e kosit ndihmon në parandalimin e sëmundjes që prek miliona njerëz në botë
Lexo po ashtu Pse ngrënia e kosit ndihmon në parandalimin e sëmundjes që prek miliona njerëz në botë

Gjithashtu, kosi përmban baktere “të mira” të cilat ndihmojnë në tretje. Mirëpo, vonë në mbrëmje këto produkte shkaktojnë fryrje në stomak, si edhe djegësirë, për këtë arsye nuk do të mund të flini gjumë të rehatshëm.

(Foto: PPC)

Top Albania Radio shkruan se nga ana tjetër, këto produkte të qumështit ndihmojnë në procesin e tretjes, por gjithashtu edhe rregullojnë shëndetin e zemrës.

Dhalli është kos i holluar me ujë, ndaj përfitimet shëndetësore që kemi prej saj janë të njëjta me ato të kosit. Dhalli ka probiotikë, baktere të mira, aq jetike për mirëqenien e zorrëve. Nëse vuani nga diarreja apo fryrja e barkut, dhalli është një “ilaç” natyral i përkryer.

Dieta me kos eliminon pesë-gjashtë kilogramë për dhjetë ditë
Lexo po ashtu Dieta me kos eliminon pesë-gjashtë kilogramë për dhjetë ditë

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Bima që e ndukim dhe e shkelim, duke menduar se është një barojë, në fakt ka vlera të shumta për shëndetin

Bima që e ndukim dhe e shkelim, duke menduar se është një barojë, në fakt ka vlera të shumta për shëndetin

Ushqim i shëndetshëm
Kalo në kategori