LAJMI I FUNDIT:

Nuk pranoi të vidhte, 10-vjeçari kërcënohet nga bashkëmoshatarët e tij – tash një muaj s’del nga shtëpia

Nuk pranoi të vidhte, 10-vjeçari kërcënohet nga bashkëmoshatarët e tij – tash një muaj s’del nga shtëpia

10 vjeçari F.GJ, nxënës i klasës së dytë në shkollën “Selman Riza” në Fushë-Kosovë, ka më shumë se një muaj që nuk po i vijon mësimet.

Ai thotë se u rrah e kërcënua nga disa persona të panjohur.


I mituri nuk pranoi të bëhej pjesë e një vjedhjeje andaj sipas nënës së tij kjo është arsyeja përse djali i saj u rrah disa herë.

“E kanë thirr disa persona me vjedh në këtë marketin afër ky iu ka thënë nuk guxoj se më bërtet mami, edhe është largua, për disa ditë rresht e kanë përndjek te shkolla e kanë rreth më ka ardhur djali I përgjakur disa herë, e kanë godit me shishe të xhamit, pe njekin me thika, kur e kam parë ashtu më ka rënë të fikët…”, deklaroi Zylhaje Gjenani, nëna e F.Gj, për ATV.

Përveç frikës që ndjen sa herë që del nga shtëpiadjaloshi druan se do të mbesë mbrapa edhe  mësime.

Por, nga drejtoria e shkollës premtojnë se pavarësisht mungesave10-vjeçari nuk do të largohet nga regjistri i nxënësve, derisa organet kompetente ta zbardhin rastin.

Ndërkohë për rastin është e informuar edhe Policia dhe hetimet tashmë kanë filluar.

“Ju njoftojmë se informata është duke u trajtuar në koordinim me Qendrën për punë sociale. Marrë parasysh se personat e përfshirë janë të mitur dhe ende jemi në fazën fillestare të hetimit, aktualisht nuk mundemi që me ju të ndajnë më shumë detaje”, njoftoi Policia e Kosovës.

Siç kupton ATV-ja, disa nga të miturit të cilët sulmuan F. Gj vijojnë mësimet në të njëjtën shkollë me 10-vjeçarin.

Në trend Lajme

Më shumë
Hyn në fuqi marrëveshja, Shqipëria dhe Kosova heqin kontrollet në kufij për nëntë muaj

Hyn në fuqi marrëveshja, Shqipëria dhe Kosova heqin kontrollet në kufij për nëntë muaj

Lajme
Hapet segmenti tre kilometra që lidhet me Urën e Kukësit, ura hapet plotësisht brenda qershorit

Hapet segmenti tre kilometra që lidhet me Urën e Kukësit, ura hapet plotësisht brenda qershorit

Lajme
Kurti takon tri nënkryetaret serbe, konsultohet për lirinë e asocimit të komunave në veri

Kurti takon tri nënkryetaret serbe, konsultohet për lirinë e asocimit të komunave në veri

Lajme
Cameron flet për vizitën e tij në Kosovë, tregon se çfarë i tha sekretarit të NATO-s lidhur me KFOR-in

Cameron flet për vizitën e tij në Kosovë, tregon se çfarë i tha sekretarit të NATO-s lidhur me KFOR-in

Lajme
SBAShK i kërkon Qeverisë dialog dhe rritje të pagave për së paku 30% – paralajmëron veprime tjera sindikale

SBAShK i kërkon Qeverisë dialog dhe rritje të pagave për së paku 30% – paralajmëron veprime tjera sindikale

Lajme
Pas skandalit në TikTok, Policia kërkon ndihmë për kapjen e shtetasit të Shqipërisë, i cili ndodhet në një burg në Francë

Pas skandalit në TikTok, Policia kërkon ndihmë për kapjen e shtetasit të Shqipërisë, i cili ndodhet në një burg në Francë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori