LAJMI I FUNDIT:

Nuk i ndihmojnë as dy penallti, City ndalet nga Evertoni (Video)

Nuk i ndihmojnë as dy penallti, City ndalet nga Evertoni (Video)

Manchester City nuk ka arritur më shumë se një barazim 1-1 në shtëpi përballë Evertonit.

Kjo ishte ndalesa e dytë për skuadrën e Pep Guardiolas, pasi javën e kaluar humbi nga Tottenham Hotspurs 2-0.

Skuadra që drejtohet nga Pep Guardiola e nisi mirë ndeshjen duke krijuar disa raste të mira shënimi, por portiere mysafir, Marteen Stekelenburg ishte në ditën e tij më të mirë.

Dy minuta para fundit të pjesës së parë, kapiteni i mysafirëve Phil Jagielka shkaktoi penallti.

Por këtë dhuratë nga mysafirët nuk ditën ta kthejnë në gol vendasit, pasi mesfushori Kevin De Bruyne dështoi të shënoi.

De Bruyne
Momenti kur De Bruyne dështoi të shënoi nga pika e bardhë

Inkuadrimi i Kun Agueros solli freski në sulmin e Cityt, mirëpo ishte Evertoni që kaloi fillimisht në epërsi.

Në minutën e 64-të, sulmuesi Romelu Lukaku u shërbye mirë nga Yanick Boalsie dhe shënoi për 0-1.

Lukaku
Momenti kur Lukaku shënoi golin e epërsisë për Evertonin

Gjashtë minuta më vonë City përsëri fitoi një penallti, mirëpo kësaj radhe dështoi Kun Aguero nga pika e bardhë.

Aguerro
Aguerro i dëshpëruar pasi humbi penalltinë në minutën e 70-të

Sulmuesi spanjoll Nolito u inkuadrua në lojë në minutën e 71-të dhe vetëm pas një minuti arriti t’i barazonte shifrat në 1-1.

Pas këtij barazimi, City vazhdon të mbetet në pozitën e parë, mirëpo tani ka pikë të barabarta me Arsenalin nga 19 sosh.

Ndërkohë Evertoni zë vendin e gjashtë në tabelë me 15 pikë.

Në javën e ardhshme City përsëri do të luajë në ‘Etihad Stadium’, përballë Southamptonit, ndërkohë Everton do të përballet me Burnleyn në udhëtim. /Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=do2LVPev814

https://www.youtube.com/watch?v=KXnCuXHCMmw