LAJMI I FUNDIT:

Nuk ndalen protestat kundër Vuçiqit në Serbi

Nuk ndalen protestat kundër Vuçiqit në Serbi

Protestat kundër qeverisë në Serbi kanë vazhduar edhe të shtunën e tretë të gushtit. Qindra protestues u mblodhën në sheshin “Terazije” për të ecur drejt zyrës presidenciale.

Ata i paraqitën 42 kërkesa për zgjedhje të lira dhe të drejta.


Në të njëjtën kohë, tubime të ngjashme u mbajtën edhe në disa qytete tjera të Serbisë.

Siç kishte premtuar, presidenti serb dha urdhër për largimin e rrethojës së metaltë përreth perimetrit të ndërtesës presidenciale.

Javën e kaluar, protestuesit kishin reaguar ashpër ndaj vendosjes së rrethojës dhe kishin bërë thirrje për dorëheqjen e Vuçiqit.

Për më tepër, disa persona pa uniforma e rrahën një grup protestuesish që e mbanin listën me kërkesa. Presidenti kishte mohuar se është i përfshirë në këtë incident.

Protestat kundër qeverisë serbe kanë filluar në dhjetorin e vitit të kaluar pasi një politikan i opozitës u rrah nga disa sulmues të maskuar para se të merrte pjesë në një debat televiziv, shkruan “Free Europe”.

Në trend Botë

Më shumë
Plenkoviq fiton zgjedhjet në Kroaci

Plenkoviq fiton zgjedhjet në Kroaci

Kroacia
Izraeli sulmohet përsëri nga Hezbollahu - 14 ushtarë të plagosur, shumë prej tyre në gjendje të rëndë

Izraeli sulmohet përsëri nga Hezbollahu - 14 ushtarë të plagosur, shumë prej tyre në gjendje të rëndë

Azia
Shkaku i konfliktit Izrael-Iran, mediat botërore rikujtojnë parashikimet e Baba Vangës

Shkaku i konfliktit Izrael-Iran, mediat botërore rikujtojnë parashikimet e Baba Vangës

Botë

"Pse? Sepse nuk kishte raketa më": Zelensky shpjegon pse Ukraina nuk mundi të ndalonte sulmin rus që shkatërroi një termocentral të madh

Botë
Një helikopter i vogël robotik dërgoi mesazhin e fundit nga Marsi

Një helikopter i vogël robotik dërgoi mesazhin e fundit nga Marsi

Botë
Ushtarët rusë shohin vetëm një mënyrë që të kthehen të gjallë te familjet e tyre, thotë Ukraina

Ushtarët rusë shohin vetëm një mënyrë që të kthehen të gjallë te familjet e tyre, thotë Ukraina

Botë
Kalo në kategori