Theo Hernandez ka thënë se ai asnjëherë nuk e imagjinon një rikthim te Real Madridi.

Mbrojtësi francez ka bërë të ditur se ai është i lumtur te Milani dhe dëshiron të qëndrojë përgjithmonë.


Hernandez e kompletoi kalimin nga Real Madridi te Rossonerët për 24 milionë euro, e që është bërë tani njëri ndër më të mirët në pozitën e tij.

Teho

"Unë mendoj se jam në momentin më të mirë të karrierës sime", ka thënë ylli i Milanit për El Transistor. "Unë shkova në Madrid shumë i ri".

"Është e vështirë kur nuk merrni minuta ... Unë nuk mund ta imagjinoj [të kthehem], unë jam vërtet i lumtur këtu".

Theo 2

"Nëse do të mundja, do të qëndroja përgjithmonë në Milano", ka shtuar më tej Theo.

Milani është aktualisht lider në Serie A, me tre pikë më shuam se vendi i dytë, rivali lokal Interi. /Telegrafi/

telegrafi sport app