LAJMI I FUNDIT:

BE: Nuk kemi frikë nga presionet tregtare

BE: Nuk kemi frikë nga presionet tregtare

Tensionet mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) dhe Bashkimit Evropian (BE) mbi tarifat që Presidenti amerikan, Donald Trump, vendosi ndaj importeve të çelikut dhe aluminit janë të larta, e këtë e tregoi qartë deklarata e fundit e Komisioneres për Tregti në BE, Cecilia Malmstrom.

Pas diskutimeve të zhvilluara në fundjave me përfaqësuesin amerikan të tregtisë, Robert Lighthizer, Malmstrom tha gjate një konferencë në Bruksel se proteksionizmi po përdorej si armë për të kërcënuar dhe frikësuar Bashkimin Evropian.


“Në disa vende tregtia është fajësuar për të metat e globalizimit. Së fundmi po shohim se si po përdoret si armë për të na kërcënuar dhe frikësuar. Por ne nuk kemi frikë, do t’i bëjmë ballë ‘të fortëve’ te proteksionizmit”, tha Malmstrom, shkruan Telegrafi.

Njoftimi i Donald Trumpit për të tarifuar me 25 përqind importet e çelikut dhe 10 përqind ato të aluminit ka ngjallur friken e një luftë tregtare. BE-ja kërkon që të përjashtohet nga masat ashtu si Kanadaja dhe Meksika, ose në të kundërtën kërcënon të vendosë tarifa ndaj importeve të produkteve amerikane, të tilla si uiski dhe xhinset.

Australia është optimiste se do të t’i shpëtojë tarifave, por Trump e ka lidhur këtë me një marrëveshje të re sigurie me dy vendeve. Tarifat kundërshtohen edhe nga pjesëtarët e partisë republikane të Trump, të cilët tradicionalisht kanë favorizuar tregtinë e lirë.

Kancelarja gjermane, Angela Merkel paralajmëroi se askush nuk do ta fitonte garën deri në fund dhe se tarifat rrezikonin të dëmtonin këdo. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Pasojat e luftës në Ukrainë, Rusia në paradë shfaq vetëm një tank – dhe atë nga Lufta e Dytë Botërore

Pasojat e luftës në Ukrainë, Rusia në paradë shfaq vetëm një tank – dhe atë nga Lufta e Dytë Botërore

Evropa
Irani thotë se do të ndryshojë doktrinën bërthamore dhe të ndërtojë bomba nëse ekzistenca e këtij vendi kërcënohet

Irani thotë se do të ndryshojë doktrinën bërthamore dhe të ndërtojë bomba nëse ekzistenca e këtij vendi kërcënohet

Azia
Historia e trishtueshme e njeriut që nuk është pastruar për 60 vjet - mjekja tregon se pse ai e shmangu ujin e sapunin

Historia e trishtueshme e njeriut që nuk është pastruar për 60 vjet - mjekja tregon se pse ai e shmangu ujin e sapunin

Azia
Ukrainasit pretendojnë se Rusia ka humbur 1,300 ushtarë, 11 tanke dhe 35 autoblinda në 24 orët e fundit

Ukrainasit pretendojnë se Rusia ka humbur 1,300 ushtarë, 11 tanke dhe 35 autoblinda në 24 orët e fundit

Evropa
Nuk i hapet rrota e përparme, Boeing mezi aterroi në aeroportin e Stambollit

Nuk i hapet rrota e përparme, Boeing mezi aterroi në aeroportin e Stambollit

Turqia
Arrestim i papritur dhe skandal korrupsioni: A po përçahet rrethi i ngushtë i Putinit?

Arrestim i papritur dhe skandal korrupsioni: A po përçahet rrethi i ngushtë i Putinit?

Botë
Kalo në kategori