LAJMI I FUNDIT:

Nuk kanë të ndalur medaljet, Loriana Kuka e argjendtë në Tarragona 2018

Nuk kanë të ndalur medaljet, Loriana Kuka e argjendtë në Tarragona 2018

Kosova nuk po ndalet duke fituar medalje në Lojërat Mesdhetare, Tarragona 2018, që po mbahen në Spanjë.

Krejt kjo natyrisht falë xhudistëve tanë, që me në krye Driton Kukën po rrëmbejnë medalje pas medalje.


Tash është Loriana Kuka ajo që ka arritur suksesin e madh duke fituar medaljen e argjendtë e duke çuar numrin e medlajve të fituara për Kosovën në këtë turne në plot katër medalje.

Loriana Kuka

Kuka në luftën e saj për medaljen e artë u mposht nga italiania Giorgia Stangherlin në kategorinë deri 78 kilogramë.

Distria Krasniqi, Nora Gjakova dhe Akil Gjakova fituan të gjithë medalje të arta duke përfaqësuar denjësisht Kosovën.

/Telegrafi/