LAJMI I FUNDIT:

Nuk ka vota për projektligjin e gjykatës së AKP-së

Nuk ka vota për projektligjin e gjykatës së AKP-së

Kuvendi i Kosovës nuk ka arritur të votojë projektligjin për Dhomën e Posaçme të Gjykatës Supreme për çështjet në lidhje me Agjencinë Kosovare të Privatizimit (AKP), për shkak të mungesës së deputetëve në procesin e votimit.

Ishin 38 deputetët që votuar për dhe 18 kundër, derisa për të votuar për apo kundër do të duhej votat e më së paku 60 deputetëve.


Gjatë vazhdimit të seancës, ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, ka thënë se është për keqardhje që janë gjyqtar të Gjykatave Supreme dhe nuk kanë zyrtarë mbështetës dhe tani me rekrutimin e fundit që kanë ndodhë nga Këshillit Gjyqësor, do të kenë edhe staf profesional dhe teknik.

“Pikërisht struktura që ka qenë e ndërtuar mendojë që ka qenë problemi kryesorë në ngecjen dhe krijimin e kësaj situate që ne e kemi përpara. Tash i kemi 10 panele në shkallen e parë dhe i kemi tri panele në shkallë e dytë dhe padyshim që kjo do ta dyfishojë angazhimin e të gjithëve”, tha ai.

Tahiri: Projektligji për gjykatën e AKP-së, dëshmi se mund të udhëheqim vet
Lexo po ashtu Tahiri: Projektligji për gjykatën e AKP-së, dëshmi se mund të udhëheqim vet

Sipas tij, gjyqtarët dhe prokurorët do t’i kenë rreth 300 bashkëpunëtor profesional.

Ndërsa, Albulena Haxhiu, tha se fajin kryesor për stafin profesional dhe teknik e ka Ministria e Drejtësisë, e cila është drejtuar nga PDK.

Deputeti i Nismës për Kosovën, Milaim Zeka, tha se AKP-ja ka qenë burim i shkaktimit të shumë tragjedive në mesin e qytetarëve të Kosovës, i shumë vrasjeve e vetëvrasjeve. /KP /Telegrafi/