Nuk ka fitues në derbi (Foto/Video)

Ishte një gjysmë e parë fantastike në të gjitha aspektet, me lojë, dinamikë e raste, pos që munguan golat.
Skuadra mysafire e nisi më mirë ndeshjen duke dalë disa herë në shans, mirëpo dalëngadalë nikoqirët imponuan ritmin e tyre.
Shansin më të mirë në 45 minutat e para e pati Brozovic, goditja e të cilit u përplas në transversale.
Me të filluar gjysma e dytë, Bianconerët kanë mundur të realizojnë, por goditja e Cuadrados hyri nën këmbët e Handanovic dhe përfundoi jashtë.
Bardhezinjtë vazhduan të luanin mirë në fraksionin e dytë dhe shansin më të mirë e pati Khedira, i cili mori një pasim të mrekullueshëm në zonë nga Morata, por gjuajtja e tij goditi vetëm shtyllën.
Kur po afrohej fundi i takimit, zikaltrit rrezikuan në disa momente, mirëpo nuk arritën të bënin asgjë për ta ndryshuar rezultatin.
Deri në fishkëllimën e fundit të arbitrit, skuadrat e kërkuan fitoren, por në fund u desh të pajtoheshin me nga një pikë.
Barazimi është rezultat që i shkon për shtat Interit, pasi është një pikë prapa liderit Fiorentina. Juventusi, nga ana tjetër, ka tetë pikë më pak se Nerazzurrët.
#Khedira https://t.co/AvY3F7V7dO
— F.C. InterData (@Fcinterdata) October 18, 2015














































