LAJMI I FUNDIT:

Nuk ka ende propozim zyrtar për privilegje shtesë për deputetët e Maqedonisë

Nuk ka ende propozim zyrtar për privilegje shtesë për deputetët e Maqedonisë

Propozim zyrtar për ndryshimin e Ligjit për deputetët ende nuk ka në procedurën parlamentare, thotë zëdhënësi i LSDM-së, Kostadin Kostadinov, duke shtuar se ata këtë e kanë mësuar nga mediat. Sa i përket përfitimeve për deputetët pas skadimit të mandatit të tyre dhe mundësisë për të mbetur në administratën publike, siç sqaroi, qëndrimi i partisë është që privilegje shtesë për deputetët nuk janë të pranueshme, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Ne jemi absolutisht kundër çdo përfitimi ose privilegje shtesë për ne si deputetë. Ajo që ne pretendojmë dhe ajo që ne po bëjmë është përfitime ekskluzive për qytetarët, por jo për ne, të cilët duhet t’u shërbejmë qytetarëve”, thotë Kostadinov në intervistë për “1Tv”, duke shtuar se nëse propozimi bëhet zyrtar, partia e tij do ta refuzojë atë.


Për privilegjet e deri më tanishme të deputetëve, si shpenzimet e udhëtimit, ai thotë se ka ndryshime, por metodologjia mbetet derisa të gjendet më e mira. Për pagën parlamentare që është duke e marrë ende nga ish-kryeministri Nikolla Gruevski, ai sqaron se tani për tani nuk ka asnjë mënyrë ligjore për ta shfuqizuar atë, por vetëm për ta ulur atë me 5% për shkak të mungesës së pranisë së tij në seanca./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Sondazhi i IRI: Kosova e sheh Serbinë si kërcënim, ndërsa Serbia i konsideron SHBA-të

Sondazhi i IRI: Kosova e sheh Serbinë si kërcënim, ndërsa Serbia i konsideron SHBA-të

Lajme
Çfarë thuhet në aktakuzën e vitit 2021 ndaj të dyshuarit për vrasjen e gruas në Pejë?

Çfarë thuhet në aktakuzën e vitit 2021 ndaj të dyshuarit për vrasjen e gruas në Pejë?

Drejtësi
Komiteti i KiE-së ia rrëzon amendamentet Serbisë që anëtarësimi i Kosovës të lidhet me Asociacionin

Komiteti i KiE-së ia rrëzon amendamentet Serbisë që anëtarësimi i Kosovës të lidhet me Asociacionin

Lajme
“Pasnesër do t'i mbushte 43 vjet, ai që e deshi shumë ia mori jetën” – familjarja tregon për raportin që kishte me bashkëshortin e ndjera që u vra sot në Pejë

“Pasnesër do t'i mbushte 43 vjet, ai që e deshi shumë ia mori jetën” – familjarja tregon për raportin që kishte me bashkëshortin e ndjera që u vra sot në Pejë

Lajme
Specialja shenjëstron tre raste të reja - të përfshirë 30 persona, konfiskon mijëra euro, vetura e telefona

Specialja shenjëstron tre raste të reja - të përfshirë 30 persona, konfiskon mijëra euro, vetura e telefona

Drejtësi
Benjamina Kariq: Për herë të parë, zyrtarisht vendosen lidhjet mes Sarajevës dhe Prishtinës

Benjamina Kariq: Për herë të parë, zyrtarisht vendosen lidhjet mes Sarajevës dhe Prishtinës

Politikë
Kalo në kategori