LAJMI I FUNDIT:

Nuk ka detajet publike për ndeshjen Juventus – Napoli, Zonja e Vjetër pritet të fitojë ndeshjen me rezultat zyrtar

Nuk ka detajet publike për ndeshjen Juventus – Napoli, Zonja e Vjetër pritet të fitojë ndeshjen me rezultat zyrtar

Federata e futbollit të Italisë nuk ka dashur të jap detaje rreth hetimeve që po kryhen në ndeshjen Juventus – Napoli që nuk u zhvillua në fundjavën e kaluar, raportojnë mediat italiane.

Zonja e Vjetër ishte nikoqir i napolitanëve në takimin që do të zhvillohej në javën e tretë në Serie A nga ora 20:45.


Ciro Immobile dhe Stefano Sensi ishin të suspenduar për një ndeshje shkaku i kartonit të kur, derisa Napoli kishte arsyetimin se ishin dy lojtarë të infektuar me coronavirus.

Agnelli: De Laurentiis më kërkoi ta shtyj ndeshjen, Juventusi respekton rregullat e ligës – fitore në tavolinë?
Lexo po ashtu Agnelli: De Laurentiis më kërkoi ta shtyj ndeshjen, Juventusi respekton rregullat e ligës – fitore në tavolinë?

Pas ndeshjes së zhvilluar ndaj Genoas në xhiron e dytë, këta të fundit kishin plotë 17 lojtarë të prekur me COVID-19.

Juventusi kishte publikuar formacionet zyrtare dhe lojtarët gjendeshin në fushë, për të zhvilluar derbin e xhiros së tretë.

Mirëpo, Napoli nuk kishte publikuar formacionet zyrtare dhe lojtarët nuk kishin udhëtuar për në Torino që të përballeshin me kampionin në fuqi.

Sipas rregullave të caktuar nga protokolli, Juventusi duhet të fitojë ndeshjen me rezultat 3-0, derisa nuk ka ende detajet nga hetimet që po kryhen nga federata italiane.

Zyrtare: Ndeshja mes Juventusit dhe Napolit nuk zhvillohet
Lexo po ashtu Zyrtare: Ndeshja mes Juventusit dhe Napolit nuk zhvillohet

Komisioni Disiplinor nuk ka dashur të tregojë se cilat janë hetimet që po kryhen, në mënyrë që të mos interferohet në rezultatin final të ndeshjes.

Presidenti i Napolit, Aurelio de Laurentiis i kërkoi homologut të tij Andrea Agnellit që ndeshje të zhvillohet në një datë tjetër, mirëpo ky i fundit i ka bërë me dije se ata do t’i ndjekin vetëm rregullat e përcaktuara.

Kështu, Juventusi me shumë gjasë do të fitojë tri pikë në tavolinë, duke shikuar nga ndeshja e radhës. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Carlo Ancelotti tregon momentin më vendimtar në garën për titull në La Liga këtë sezon

Carlo Ancelotti tregon momentin më vendimtar në garën për titull në La Liga këtë sezon

La Liga
I refuzoi Xabi Alonso, Bayerni identifikon trajnerin e njohur spanjoll si pasues të Tuchelit

I refuzoi Xabi Alonso, Bayerni identifikon trajnerin e njohur spanjoll si pasues të Tuchelit

Bundesliga
Lufta e radhës në La Liga është ajo për “Pichichin” – me katër ndeshje të mbetura pesë lojtarë në garë

Lufta e radhës në La Liga është ajo për “Pichichin” – me katër ndeshje të mbetura pesë lojtarë në garë

La Liga
Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës

Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës

La Liga
Ronaldo vazhdon të dhurojë magji në fushë, shënon het-trik në fitoren e thellë të Al Nassr

Ronaldo vazhdon të dhurojë magji në fushë, shënon het-trik në fitoren e thellë të Al Nassr

Ligat tjera
Modric dhe Nacho në librat e historisë së Real Madridit, kroati theu edhe një tjetër rekord

Modric dhe Nacho në librat e historisë së Real Madridit, kroati theu edhe një tjetër rekord

La Liga
Kalo në kategori