LAJMI I FUNDIT:

“Nuk e di as kush është ai”, përgjigja brutale e Messit për futbollistin paraguaian që e pështyu pas shpine

“Nuk e di as kush është ai”, përgjigja brutale e Messit për futbollistin paraguaian që e pështyu pas shpine

Lionel Messi nuk kishte kohë të fliste për pretendimet se ish-bashkëlojtari i tij te Barcelona, Antonio Sanabria e pështyu atë në fitoren 1-0 të Argjentinës ndaj Paraguait.

Messi ka qenë duke luftuar me lëndime javët e fundit, por ai ishte i përfshirë në skuadrën e Lionel Scalonit për ndeshjen kualifikuese për Kupën e Botës 2026, kundër Paraguait dhe Perusë këtë muaj.


Argjentina fitoi dy ndeshjet e para kualifikuese, kundër Ekuadorit dhe Bolivisë, me Messin që shënoi në ndeshjen e mëparshme, por ai ishte mjaftueshëm i aftë vetëm për një paraqitje zëvendësuese në pjesën e dytë në Buenos Aires.

Megjithatë, në disa video të mediave sociale është kapur Sanabria duke pështyrë Messin në fazat e fundit të lojës në Estadio Monumental.

Sanabria i ka mohuar raportet dhe Messi është pyetur për këtë çështje pas ndeshjes, por ylli i Inter Miami nuk ishte i interesuar për spekulime dhe thjeshteë e injoroi situatën.

“E vërteta është se nuk e kam parë. Më thanë në dhomat e zhveshjes se njëri prej tyre më pështyu. Unë as nuk e di se kush është ky djalë”.

“Nuk dua t’i jap rëndësi sepse ai do të dalë dhe do të flasë, kështu që është më mirë ta lëmë atë aty ku është”, ka thënë Messi për TyC Sports.

Sanabria hyri në radhët e të rinjve të Barcelonës midis viteve 2009 dhe 2013, por kurrë nuk bëri paraqitje në ekipin e parë gjatë kohës së Messit në Kataluni. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve

UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit

Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit

Liga e Kampionëve
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë

A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë

Ligat tjera
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp

Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp

Premier League
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën

Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën

Liga e Kampionëve
Arsyeja pse Borussia Dortmund njihet si 'BVB' edhe pse nuk ka të bëjë me emrin e klubit

Arsyeja pse Borussia Dortmund njihet si 'BVB' edhe pse nuk ka të bëjë me emrin e klubit

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori