Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) e kanë përjashtuar Bashkimin Evropian (BE) vetëm përkohësisht nga doganat ndëshkuese për çelikun dhe aluminin. Në takimin e nivelit të lartë të BE-së, qeveritë shfaqen me besim në vetvete përballë Washingtonit.
BE është i gëzuar që doganat ndëshkuese të SHBA për eksportet evropiane të çelikut dhe të aluminit në SHBA njëherë për njëherë nuk do të zbatohen. Por menjëherë BE kalon në ofensivë. Evropianët mendojnë se kanë të drejtë mbi bazën e rregullave të Organizatës Botërore të Tregtisë. Taksat ndëshkuese, shkruhet në konkluzionet e takimit të nivelit të lartë, “janë të pajustifikuara” dhe nuk shpjegohen me interesa nacionale të sigurisë. SHBA u bëhet thirrje që përjashtimet t’i bëjnë të përhershme.
Kancelari i Austrisë, Sebastian Kurz kërcënoi se “Nëse Presidenti merr vendim të gabuar, atëherë BE do të reagojë fuqimisht”. Presidenti i Francës, Emmanuel Macron tha se “Ne do t’i mbrojmë interesat tona”, shkruan DW.
Me fjalë të tjera: po të mos e tërheqë përgjithmonë kërcënimin qeveria e SHBA, BE do të caktojë nga ana e tij dogana ndëshkuese ndaj produkteve të SHBA si motoçikletat, xhinset ose uiskit. Kryeministri i Belgjikës Charles Michel u shpreh veç kësaj i zemëruar që BE ka kohë deri në maj. Trumpi i vë BE në këtë mënyrë “një revolver në kokë”. Në të njëjtën kohë, Komisarja e BE për Tregtinë, Cecilia Malmström, e cila negocioi ditët e fundit në grindjen doganore me SHBA, i ofroi Uashingtonit bisedime të tjera. Problemi i mirëfilltë, i cili duhet trajtuar bashkërisht, sipas BE qendron në mbikapacitetet e përbotshme për prodhimin e çelikut.
Edhe Presidenti francez, Emmanuel Macron, tha se ai refuzon që të diskutojë për çështje tregtare kur dikush i drejton koburen kokës së tij. Ai tha se një përjashtim i përkohshëm nga tarifat e reja të SHBA nuk është i kënaqshëm.
“BE duhet të jetë i bashkuar dhe i vendosur… po të na sulmojnë ne do të reagojmë pa dobësi”, tha ai. Macroni tha edhe se do të nisë bisedime tregtare me çdo vend që nuk është anëtar i Marrëveshjes për Ndryshimin e Klimës së Parisit.
Kancelarja gjermane, Angela Merkel i mbrojti tepricat tregtare, suficitin e Gjermanisë dhe tha se ka rëndësi që të shmanget “një spirale masash tregtare” midis BE dhe SHBA. “Ne jemi të interesuar për tregti multilaterale ndërkombëtare korrekte dhe do të vazhdojmë të kundërshtojmë proteksionizmin”, tha Merkeli. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëKëto janë 7 kompanitë gjigante që vlejnë së bashku 14 trilionë dollarë – por ja sa fitojnë CEO-t e tyre
Besim Ramadani, personazh inspirues dhe shembull që duhet ndjekur
Samir Mane përballë studentëve të Harvardit: Tregu i përbashkët rajonal duhet nxitur
Telegrafi Jobs - Shoku yt për punë
Ndryshimi në skemën sociale, ministri Murati fton familjet në nevojë për aplikim
Shkenca e të Dhënave - Kombinim i Statistikës, Programimit dhe Biznesit
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Qysh nga raundi i parë u vërejt se diçka nuk shkon me Tyson Furyn - tani publikohen pamjet
Besnik Berisha: Enver Sekiraqa nuk është arratisur
Ato që dimë deri tani rreth aeroplanit “të rrëzuar” të presidentit të Iranit
Dy gra u martuan te Bashkia e Tiranës, Malaj: Kundër veprimeve që e tejkalojnë ligjin
"Askush nuk donte të fliste me mua te Barcelona, vetëm Eric Abidal” - ylli i ri francez tregon vuajtjet te gjiganti i La Ligas
Aeroplani “i rrëzuar” i presidentit të Iranit, thuhet se tanimë ka pasur një kontakt me pasagjerët dhe anëtarët e ekuipazhit