Nuk duhet ta seksualizoni trupin për të shitur muzikën (Foto/Video)

Cheryl Fernandez-Versini (dikur Cheryl Cole) u bë e njohur në vitin 2002 si anëtare e bendit “Girls Aloud”, ndërsa tash ajo është e martuar dhe ka qenë pjesë e panelit të versionit amerikan të ‘X Factor’.
Në një intervistë për mediat amerikane, 31-vjeçarja u ka dhënë një këshillë këngëtareve të reja, të cilat po dalin gjithnjë e më provokative nëpër videoklipet e tyre apo në evenimentet e ndryshme.
Këngëtarja, e cila ka bërë të njëjtën gjë në fillet e karrierës së saj, kërkon që koleget e saj të reja të gjejnë mënyra tjera për të shitur muzikën.
“Në industrinë muzikore në prapaskenë dominojnë meshkujt. Madje edhe meshkuj më të moshuar. Është mirë të dukesh seksi dhe atraktive, por është gabim ta seksualizosh trupin vetëm që këngëtaret të shesin muzikën e tyre”, ka thënë Cheryl.
Ajo thotë se nuk i gjykon femrat që e shprehin vetveten në këtë mënyrë, megjithatë këshillon se ekzistojnë edhe mënyra tjera për të arritur deri te suksesi. /Telegrafi/




















































