LAJMI I FUNDIT:

Nuk duhet ta injoroni tharjen e gojës, mund të jetë shenjë e sëmundjeve serioze

Nuk duhet ta injoroni tharjen e gojës, mund të jetë shenjë e sëmundjeve serioze
(Foto: Pexels)

A vuani nga goja e thatë? Shanset janë që ju jeni thjesht të dehidratuar dhe organizmi juaj po ju thotë se duhet të pini më shumë ujë.

Reklama

Mund të nënkuptojë gjithashtu se ju merrni frymë nga goja gjatë natës ose mund të lidhet me stresin, duhanin ose dietën tuaj.

Megjithatë, në disa raste, goja e thatë e vazhdueshme mund të jetë një shenjë e një sëmundjeje serioze, thotë Azad Eyrumlu nga Banning Dental Group.

(Foto: Pexels)

Goja e thatë njihet me termin mjekësor kserostomia, që në thelb do të thotë se ka mungesë të pështymës në gojë. Pështyma ndihmon në kontrollin e niveleve të baktereve dhe gjithashtu balancon dhe largon acidin rreth dhëmbëve dhe mishrave të dhëmbëve.

Ndryshimet në gojë zbulojnë sëmundjet
Lexo po ashtu Ndryshimet në gojë zbulojnë sëmundjet

“Tharja e gojës mund të jetë një shenjë se diçka nuk është në rregull me shëndetin tonë. Domethënë, në këtë mënyrë mund të ndodhin kushte të caktuara shëndetësore, si goditja në tru, diabeti apo sëmundja e Alzheimerit”, ka shpjeguar ai.

Më pas, eksperti renditi të gjitha kushtet shëndetësore që mund të tregojë tharja e gojës. Këto janë: diabeti, goditja në tru, HIV, sëmundja e Alzheimerit, sindroma Sjogren. /Telegrafi/

Në trend Shendetesi

Më shumë
Bima që e ndukim dhe e shkelim, duke menduar se është një barojë, në fakt ka vlera të shumta për shëndetin

Bima që e ndukim dhe e shkelim, duke menduar se është një barojë, në fakt ka vlera të shumta për shëndetin

Ushqim i shëndetshëm
Pesë gjërat që mjekët nuk i bëjnë gjatë sezonit të të ftohtit dhe gripit

Pesë gjërat që mjekët nuk i bëjnë gjatë sezonit të të ftohtit dhe gripit

Shëndetësi
Cili ushqim e shkakton kancerin e cili jo: E vërteta prapa të gjitha miteve rreth ushqimeve

Cili ushqim e shkakton kancerin e cili jo: E vërteta prapa të gjitha miteve rreth ushqimeve

Nutricion
Zbulimi i hershëm shpëton jetë - muaji i ndërgjegjësimit për Kancerin e Gjirit

Zbulimi i hershëm shpëton jetë - muaji i ndërgjegjësimit për Kancerin e Gjirit

KosovaMed Healthcare
Disa nga ushqimet që nuk preferohen për shëndetin e zorrëve

Disa nga ushqimet që nuk preferohen për shëndetin e zorrëve

Të njohim produktet
A keni nevojë për më shumë gjumë?

A keni nevojë për më shumë gjumë?

Shëndetësi
Kalo në kategori