Ndryshimet në mukozë, dhëmbë ose gjuhë mund të jenë shenja paralajmëruese për sëmundje serioze.
Era e keqe nga goja
Ndoshta bëhet fjalë për halitozën, e cila mund të jetë pasojë e shumë faktorëve, madje edhe e diabetit të padiagnostikuar. Në mesin e shkaktarëve të tjerë është edhe etja kronike ose lodhja kronike. Bëhuni gati për një kontrollim sistematik, transmeton Telegrafi.
Goja e thatë
Ndoshta e keni sindromën e Sjogrenovit, sëmundjen autoimune, për shkak të së cilës organizmi nuk prodhon pështymë ose lot të mjaftueshëm. Duke pasur parasysh që pështyma është e rëndësishme për mirëmbajtje të dhëmbëve, ënjtë e rëndësishme që përveç oftamologut, i cili është ekspert për këtë problem, të vizitohet edhe dentisti. Nuk ekziston ndonjë ilaç, por ekzistojnë mjete, të cilat i reduktojnë problemet.
Shija e metalit
Nëse zgjat më shumë se një ose dy, ditë ka gjasa të bëhet fjalë për mungesë të zinkut, i cili e nxit rritjen e sythave të shijes në gjuhë. Një analizë e thjeshtë e gjakut do të zbulojë se për çfarë bëhet fjalë. Guaskat, mishi i kuq dhe mishi i shpezëve janë burime të mira të zinkut.
Gungat e imëta në gjuhë
Zakonisht zhduken vetë për një javë, ndërsa disa ekspertë mendojnë se një gjë e tillë është një reagim ndaj ushqimit me shumë erëza. Megjithatë, nëse nuk zhduket dhe ato bëhen më të mëdha, kjo mund të jetë një shenjë e ndonjë sëmundjeje serioze, siç është kanceri oral.
]
Ngjyra e çuditshme e gjuhës
Gjuha, e cila për një kohë të shkurtër ka ngjyrë të kafesë ose të zezë, mund të jetë pasojë e konsumimit të duhanit ose kafesë. Por, gjuha e bardhë ose e verdhë, e cila përcillet me kruajtje ose ndjeshmëri, mund të jetë shenjë e infektimit me baktere. Ilaçet do m zgjidhin shpejt problemin.
Dhëmbët e tejdukshëm
Ndoshta ju mundon kthimi i thartirës nga lukthi. Me kalimin e kohës, thartira mund ta gërryejë shtresën shkëlqyese të dhëmbëve. Vizitojeni gastroenterologun dhe dentistin.
Dhëmbët e dëmtuar
Ndoshta ju mundon bruksizmi ose kërcëllimi i dhëmbëve. Kjo është pasojë e stresit shumë të madh. Mësoni që të relaksoheni dhe e blini një mbrojtës të dhëmbëve, që do ta përdorni gjatë kohës së fjetjes.
Mishi i zbehur i dhëmbëve
Mund të bëhet fjalë për aneminë. Nëse e rritni konsumimin e ushqimit të pasur me hekur kjo gjë mund të përmirësohet, por, megjithatë, kontaktoni me mjekun, sepse një gjë e tillë mund të jetë simptomë edhe e sëmundjeve të tjera.
Tërheqja e mishit të dhëmbëve
Ndoshta e keni paradentozën, e cila është pasojë e higjienës së dobët orale. Paradentoza është e rrezikshme sepse përveçqë sjell deri te rënia e dhëmbëve, bakteret hyjnë në sistemin e qarkullimit të gjakut dhe mund të dëmtojnë organin vital siç është zemra. Pastrojini dhëmbët rregullisht, si ,dhe përdoreni perin për dhëmbë. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëInvestoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Si Izraeli përdori dronët për të ngatërruar mbrojtjen ajrore iraniane përpara se të "gjuante raketat supersonike Rampage" - një sulm preciz që heshti Teheranin
Kryesuesja në KS të OKB-së përplaset ashpër me Vuçiqin për minutat e fjalimit
Përplasja e SHBA-së me Rusinë në KS të OKB-së: Nuk mund të ndryshoni historinë e intervenimit të NATO-s në Kosovë
Gjykimi për vrasjen e trefishtë në Gllogjan, dëshmitari tregon se çka i kishte thënë i akuzuari në natën kritike
Katër të mbijetuara të luftës nuk u lejuan të futeshin në sallën e KS të OKB-së, Osmani refuzoi pjesëmarrjen derisa lëshoi pe protokolli
"Ndoshta pse jam shqiptare", Dua Lipa zbulon një talent sekret që ka të bëjë me prejardhjen e saj