Giorgio Chiellini është njëri nga mbrojtësit më të mirë në botë prej vitesh.

Mbrojtësi italian ka më shumë se 15 vite që është pjesë e Juventusit, duke i qëndruar besnik bardhezinjve.


Përkundër që ka pasur shumë oferta gjatë karrierës së tij, Chiellini nuk ka pranuar të largohet nga Juventusi.

infortunio chiellini juve dinamo  1

Por në moshën 16 vjeçare, ai ishte pjesë e Livornos, derisa ka refuzuar gjigantin anglez Arsenal.

Ka qenë vetë 36-vjeçari që e ka pranuar një gjë të tillë, derisa thotë se është pishman që ka refuzuar ofertën e Topçinjve.

rsz gettyimages 1296208215

“Ndihem si budalla që nuk e pranova një ofertë të bërë nga Arsenali për mua. Megjithatë në atë kohë unë nuk ndihesha gati për një hap kaq të madh.

Ai deklaroi se në atë kohë e shihte si tradhti ndaj klubit të Livornos për të kaluar te Arsenali në Ligën Premier.

“Isha vetëm 16 vjeç dhe luaja në ligën e tretë, mora një ofertë shumë të mirë nga Arsenali, por nuk doja të tradhtoja Livornon dhe të largohesha nga ekipi im në atë kohë”, deklaroi mbrojtësi italian. /Telegrafi/

telegrafi sport app