LAJMI I FUNDIT:

Nuk dihet numri i përdoruesve të narkotikëve, droga po depërton edhe në shkollat tona

Nuk dihet numri i përdoruesve të narkotikëve, droga po depërton edhe në shkollat tona

Kosova nuk ka statistika zyrtare, të cilat e tregojnë numrin e saktë të përdoruesve të narkotikëve në vendin tonë.

Megjithatë, sipas të dhënave që posedon Ministria e Punëve të Brendshme (MPB), në Kosovë janë rreth 3 mijë përdorues të rregullt të narkotikëve kurse 10 deri në 15 mijë abuzues të drogave.


Zëvendësministri i MPB-së, Nehat Mustafa, i cili njëherit është edhe Koordinator Nacional Kundër Narkotikeve, ka thënë për Kosovapress se grupmosha më e atakuar e përdoruesve të narkotikëve në vendin tonë është ajo 15 deri 35 vjeçare.

“Tani tek grupmoshat është vazhduar nga grupmosha 25 deri në 35, më pak janë të atakuara grupmoshat mbi moshën 40 vjeçare por kemi pas raste kur janë synuar edhe grupmoshat deri në moshën 16 vjeçare dhe për momentin numri i tyre është jashtëzakonisht i vogël dhe nuk është shqetësues. Ne konsiderojmë që përdorues të drogave të rregullt ose të drogave mund të jenë diku rreth 3 mijë në Republikën e Kosovës, ndërsa numri i atyre që kanë abuzuar ndonjëherë me drogë qoftë edhe ato drogat më të lehta, mund të sillet nga 10 mijë deri në 15 mijë”, ka deklaruar Mustafa.

Megjithatë, krahasuar me vendet tjera të rajonit dhe më gjërë, sipas Mustafës, Kosova qëndron shumë më mirë sa i përket numrit të përdoruesve të kësaj lënde të ndaluar.

“Republika e Kosovës del që është e atakuar nga përdorimi i narkotikëve por nëse e krahasojmë me vendet tjera atëherë pakarahasimisht e kemi situatën më të mirë sesa vendet tjera. Mirëpo kjo nuk do të thotë që ne duhet të ndihemi komod dhe të mendojmë që kjo do të rrjedh mirë nëse ne nuk angazhohemi me të gjitha institucionet. Raportet e ndryshme ndërkombëtare Kosovën e paraqesin më shumë si vend transit të drogave sesa si vend i destinacionit final të drogave. Ndoshta kjo është për faktin se ne e dimë që në Republikën e Shqipërisë ka ekzistuar Lazarati dhe pastaj për shkak edhe të afërsisë Kosova është konsideruar si një vend që nga mund të kalohet. Mirëpo informacionet tona flasin që ka rënie të numrit të përdoruesve të drogave të rënda siç quhen siç është: kokaina, heroina ndërsa ka një rritje të numrit të përdoruesve të drogave më të lehta siç është Marihuana”, është shprehur Mustafa.
Po ashtu, Mustafa ka shtuar se Kosova më shumë cilësohet si vend transit i drogave, ku kryesisht lëndët narkotike tregtohen nga Shqipëria përmes Kosovës për në vendet e zhvilluara të Evropës.

Ndërsa, nëse kjo ndodh për shkak të mungesës së kontrollit të mjaftueshëm të kufijve, Mustafa është shprehur se as shtetet më të zhvilluara nuk kanë arritur t’i mbyllin hermetikisht kufijtë ndaj kësaj dukurie.

“Edhe shtetet më të zhvilluara, me sigurinë më të lartë nuk kanë arritur që hermetikisht t’i mbyllin kufijtë dhe të kenë mundësi që t’i kontrollojnë për arsye se depërtimi i drogave nuk bëhet vetëm në rrugë legale siç janë kufijtë por ekzistojnë edhe rrugët ilegale, pastaj kamuflimet e ndryshme përmes mjeteve të ndryshme dhe po themi në këtë drejtim institucionet tona edhe në pikat kufitare janë duke e ushtruar një kontroll jashtëzakonisht të rreptë dhe shpeshherë e kemi parë që ka pas edhe rezultate”, ka theksuar ai.

Mirëpo, cili është destinacioni i narkotikëve të cilët kalojnë nëpër Kosovë si vend transit, Mustafa ka thënë se Kosova nuk e ka të rregulluar çështjen e dërgesave të kontrolluara në mënyrë që të lejoj kalimin e drogave në Kosovë dhe të shikojmë se cili është destincioni final.

Mirëpo, sipas tij, në shtetet ku janë kapur sasi të ndryshme të drogave, janë deklaruar se Kosova ka qenë rruga nëpër të cilën këto substanca janë tregtuar.

Megjithatë, Mustafa ka deklaruar se synimet e narkogrupeve kohëve të fundit janë gjeneratat e reja apo grupmoshat e shkollarëve.

Sipas tij, Policia e Kosovës i ka shtuar patrullimet përreth institucioneve shkollore.

“Sa i përket grupmoshave, kryesisht grupmosha më të atakuara janë grupmoshat të cilat e kalojnë moshën 21 vjeçare. Ndërsa tendenca ka që tani të synohen ose të etiketohen nga ana e narkogrupeve edhe gjeneratat e reja, do me thënë gjeneratat e ashtuquajtura shkollarët për arsye se nëse eventualisht narkogrupet depërtojnë te ato grupe atëherë do ta sigurojnë ta quajmë ashtu një klientelë për një periudhë shumë më të gjerë. Prandaj Policia e Kosovës ka shtuar patrullimet përreth institucioneve shkollore në mënyrë që ta bëjë edhe atë luftimin rrugor të narkotikëve pra mos të jetë e fokusuar vetëm në luftimin e sasive të mëdha, por të merret edhe me luftimin e sasive ët vogla sepse kjo hynë edhe në fazë parandaluese e përdorimit të narkotikëve”, ka thënë Mustafa.

Po ashtu, sipas tij, përdorimi më i madh i narkotikëve bëhet në qytetet më të mëdha që sipas tij rrjedhimisht Prishtina e ka numrin më të madh të përdoruesve të drogave.

Mustafa është shprehur se institucionet po mundohen ta krijojnë gjendjen e sigurisë maksimale mirëpo, sipas tij, jo gjithmonë varet nga Policia e Kosovës për arsye se janë institucionet tjera të cilat duhet ta kryejnë punën. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Zhduket një 28-vjeçare në Ferizaj, familja kërkon ndihmën e policisë dhe qytetarëve për gjetjen e saj

Zhduket një 28-vjeçare në Ferizaj, familja kërkon ndihmën e policisë dhe qytetarëve për gjetjen e saj

Kronika e Zezë
DASH hedh poshtë pretendimet për Escobarin: Nuk është shkarkuar, do të emërohet në një pozitë tjetër sipas rrotacionit

DASH hedh poshtë pretendimet për Escobarin: Nuk është shkarkuar, do të emërohet në një pozitë tjetër sipas rrotacionit

Lajme
Kurti publikon statistikat: Serbia po propagandon për dhunën ndaj serbëve në Kosovë

Kurti publikon statistikat: Serbia po propagandon për dhunën ndaj serbëve në Kosovë

Lajme
Ymeri: Mos pranimi i Kosovës në KiE është dështim i Qeverisë Kurti

Ymeri: Mos pranimi i Kosovës në KiE është dështim i Qeverisë Kurti

Lajme
Iu bë atentat në Bruksel më 28 prill, ndërron jetë Agustin Kaza - dyshohet se u vra për gjakmarrje

Iu bë atentat në Bruksel më 28 prill, ndërron jetë Agustin Kaza - dyshohet se u vra për gjakmarrje

Lajme
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
Kalo në kategori