LAJMI I FUNDIT:

Noti mund t’i ndihmojë fëmijët të mësojnë fjalë të reja

Noti mund t’i ndihmojë fëmijët të mësojnë fjalë të reja
(Foto: Chicago Blue Delphins)

Hulumtimi i kryer nga Universiteti i Delaware ka treguar se noti mund të pasurojë fjalorin e fëmijëve.

Fëmijët midis moshës gjashtë dhe 12 vjeç mësuan fjalë të reja para se të fillonin njërën nga tre aktivitetet: notin, bërjen e ushtrimeve për të gjithë trupin ose plotësimin e një libri për t’u ngjyrosur.


Fëmijët që notonin ishin 13 për qind më të saktë në zgjidhjen e testeve të fjalorit.

(Foto: Sun Sentinel)

Hulumtimi u botua në Journal of Speech Language and Hearing Research dhe ishte një nga të parët që trajtoi ndikimin e aktivitetit fizik në fjalorin e fëmijëve.

Autorja e kërkimit, Maddy Pruitt, tha se rezultati tregon se lëvizja motorike ndihmon në mësimin e fjalëve të reja.

Noti është treguar më efektiv se ushtrimet, sepse fëmijët notojnë pa ndjekur një numër veçanërisht të madh udhëzimesh. Ushtrimet, megjithatë, kërkonin përqendrim më të mirë.

“Jemi të kënaqur me rezultatet e hulumtimit, sepse mund të ndihmojmë ndjeshëm kujdestarët dhe edukatorët. Noti është një aktivitet i thjeshtë fizik dhe ne kemi vërtetuar se sa ndikim të mirë ka në mësimin e fjalëve të reja”, ka theksuar bashkautorja Giovanna Morini. /Telegrafi/