LAJMI I FUNDIT:

Notat e lojtarëve, Sevilla 3-3 Liverpooli: Firmino yll, dështojnë portierët

Notat e lojtarëve, Sevilla 3-3 Liverpooli: Firmino yll, dështojnë portierët
Guido Pizarro dhe Philippe Coutinho /Getty Images)

Sevilla dhe Liverpooli kanë zhvilluar një ndeshje të zjarrtë duke barazuar në fund me rezultat 3-3.

Liverpooli e mbylli pjesën e parë me epërsi të lartë prej 3-0, por në pjesën e dytë spanjollët u rikthyen fuqishëm duke barazuar në 3-3.


Firmino i Liverpoolit është kthyer në yll të skuadrës duke shënuar dy herë deh asistuar një herë. Ai është notuar me notën 9.7.

Po ashtu Salah dhe Mane janë notuar me 7.8 dhe 7.6.

Te Sevilla notë të lartë ka marrë Ben Yedder që është notuar me 8.6.

Po ashtu edhe Banega ka marr vlerësim të lartë me notën 7.9. /Telegrafi/