Barcelona dhe Interi kanë barazuar 3-3 në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve. 

Lamine Yamal, Ferran Torres dhe Raphina i shënuan golat për Barcelonën, ndërsa Dunzel Dumfires shënoi dy herë e Marcus Thuram njëherë për Interin. 


Lojtari më i mirë i ndeshjes sipas SofaScore ishte anësori i Interit, Dumfries me notën 9.0, që përveç golave kishte edhe një asistim. 

Paraqitje të mirë te Interi kishin edhe Yann Sommer me notën 7.7 dhe Thuram e Francesco Acerbi me notën 7.0. 

Te Barcelona pa dyshimin lojtari më i mirë ishte Yamal me notën 8.5, ndërsa pas tij ishin Pedri (8.1) dhe Raphinha (7.9). 

Portieri i Barcelonës, Wojciech Szczesny, ishte më i dobëti në fushë me notën 6.0. 

Notat e lojtarëve të Barcelonës dhe Interit 

/Telegrafi/  

telegrafi sport app