LAJMI I FUNDIT:

Notarët përfunduan garat në shpinë dhe stil të lirë

Notarët përfunduan garat në shpinë dhe stil të lirë

Notarët ishin të parët që garuan nga ekipi olimpik i Kosovës në Festivalin Olimpik Evropian për të rinj (EYOF), “Gyor 2017”, ku sot edhe zyrtarisht filluan garat.

Dren Ukimeraj dhe Dion Kadriu mbyllën garën e 200 metrave stil i lirë në vendet e fundit, 41 dhe 42.Dreni pati kohën 2:07:58 sekonda, kurse Dioni 2:09:51 sekonda.


Më pas, Dioni garoi edhe në 100 metra shpinë, bashkë me Ardit Hysejnin, ku edhe në këtë garë notarët tanë dolën të fundit. Dioni pati kohën 1:06.89 sekonda, kurse Arditi 1:09.21 sekonda.

Ata pranojnë se nuk janë të kënaqur me rezultatet e arritura, pasi kanë mundur të japin më shumë.

“Nuk jam i kënaqur me rezultatin, pasi nuk ishte rezultati im më i mirë, nuk e di pse. Ndoshta stresi, por tani duhet të përqendrohemi më shumë në garën e ardhshme të 100 metrave stil i lirë”, ka thënë Dren Ukimeraj.

Kurse, Ardit Hysejni tha se i gjithë ekipi ka mundur ta bëjnë më mirë.

“Mendoj se stresi e ka bërë të veten. Kemi mundur i gjithë ekipi me bërë më mirë dhe gjithashtu shpresoj se në garat e dyta do të arrijmë synimet tona”, th thënë ai.

Dion Kadriu tha se për ta arritur kulmin e këtij sporti duhet të ndryshojnë shumë gjëra.

“Për garën e parë më ka munguar përvoja psiqike. Nuk e kam arritur rezultatin më të mirë timin, por shpresoj se kjo do të ndikojë mirë për garat e ardhshme. Për ta arritur kulmin e këtij sporti duhet të ndryshojnë shumë gjëra, duke filluar nga kushtet, ku është e domosdoshme ta kemi një pishinë olimpike në Kosovë”, tha ai.

Pritshmëritë e trajnerit, Ardian Hamiti, por edhe të vetë sportistëve kanë qenë më të larta! Padyshim, paraqitja në gara të nivelit shumë të lartë, siç është Festivali Olimpik Evropian për të rinj, ka ndikuar dukshëm.

Në orët e pasditës, varësisht edhe nga reshjet e shiut që kanë kapluar Gyorin, do të zhvillojnë duelet e para tenistët: Diell Mehmedi dhe Blearta Ukëhaxhaj.Dielli përballet me irlandezin Connor Gannon, kurse Blearta me suedezen, Olivia Malm.

Në trend Sport

Më shumë
A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë

A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë

La Liga

"Ish-gjyqtari më i pasur në botë", është pronari i dy super bizneseve dhe ka pasuri neto më shumë se Mike Tyson

Ndërkombëtare
Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

La Liga
Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bundesliga
Liverpooli përpilon listën zyrtare prej tre emrave për të zëvendësuar Kloppin pas largimit

Liverpooli përpilon listën zyrtare prej tre emrave për të zëvendësuar Kloppin pas largimit

Premier League
Ten Hag është i shkarkuar, Jim Ratcliffe fillon bisedimet me trajnerin e madh

Ten Hag është i shkarkuar, Jim Ratcliffe fillon bisedimet me trajnerin e madh

Premier League
Kalo në kategori