LAJMI I FUNDIT:

Norvegjia dhe Danimarka do t’i hapin kufijtë, nuk do t’jua lejojnë hyrjen turistëve nga Suedia

Norvegjia dhe Danimarka do t’i hapin kufijtë, nuk do t’jua lejojnë hyrjen turistëve nga Suedia

Kur t’i hapin kufijtë, Norvegjia dhe Danimarka nuk do t’jua lejojnë hyrjen banorëve nga Suedia, pasi të dhënat tregojnë se në këtë shtet, ka më së shumti të vdekur nga coronavirusi për kokë banori.

Kryeministri danez Mette Frederiksen njoftoi se Danimarka do të rihapë kufijtë nga 15 qershori për banorët e Gjermanisë, Norvegjisë dhe Islandës, por ‘me kufizime’, transmeton Telegrafi.

Të gjithë ata që duan të hyjnë në Danimarkë, duhet të vërtetojnë se kanë rezervuar për të qëndruar gjashtë ditë, ndërsa iu ndalohet të kalojnë natën në Kopenhagë.

Por, si Norvegjia ashtu edhe Danimarka, kanë bërë të ditur se nuk do të lejojnë hyrjen e vizitorëve suedezë. Në shtatë ditët e fundit, Suedia ka nivelin më të lartë të vdekjes nga coronavirusi për kokë banori se çdo vend tjetër në botë.

Ky shtet skandinav që refuzoi të mbyllet si pasojë e pandemisë, regjistroi 5.59 vdekje në një milion njerëz, në një mesatare prej shtatë ditësh, deri më 29 maj.

Kjo normë është 11 herë më e lart se mesatarja botërore prej 0,49 vdekjeve për çdo një milion njerëz, gjatë të njëjtës periudhë.

Mesatarja e shtatë ditëve në Suedi, është më e lartë se çdo shtet tjetër, i ndjekur nga Brazili (4.51), San Marino (4.21), Peru (4.12) dhe Britania e Madhe (3.78). /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Obama dhe Clinton i dalin në ndihmë Bidenit - një foto me tre presidentët amerikanë do të kushtojë 100 mijë dollarë

Obama dhe Clinton i dalin në ndihmë Bidenit - një foto me tre presidentët amerikanë do të kushtojë 100 mijë dollarë

Amerika
Mercenarët rus të Wagner po vrasin civilët në Mali

Mercenarët rus të Wagner po vrasin civilët në Mali

Afrika
I kishin vendosur për ukrainasit, e pësuan vetë – rusët hidhen në erë nga minat që bashkëluftëtarët e tyre i kishin montuar për ushtarët e Kievit

I kishin vendosur për ukrainasit, e pësuan vetë – rusët hidhen në erë nga minat që bashkëluftëtarët e tyre i kishin montuar për ushtarët e Kievit

Evropa
Publikohen pamjet tronditëse teksa hajduti sulmon me thikë një person në mes të ditës në Londër

Publikohen pamjet tronditëse teksa hajduti sulmon me thikë një person në mes të ditës në Londër

Evropa
Mbështetësit e PKK-së kurde sulmojnë punonjësit e aeroportit në Paris – tentuan të parandalojnë ekstradimin e anëtarit të PKK-së në Turqi

Mbështetësit e PKK-së kurde sulmojnë punonjësit e aeroportit në Paris – tentuan të parandalojnë ekstradimin e anëtarit të PKK-së në Turqi

Evropa
Ukrainasja bëhet simbol i rezistencës, pavarësisht se rusët ia bombarduan lokalin në Kiev – ajo vazhdon të shërbejë kafe

Ukrainasja bëhet simbol i rezistencës, pavarësisht se rusët ia bombarduan lokalin në Kiev – ajo vazhdon të shërbejë kafe

Evropa
Kalo në kategori