LAJMI I FUNDIT:

Normalizohet komunikacioni hekurudhor në Maqedoni, paguhen rrogat e tetorit

Normalizohet komunikacioni hekurudhor në Maqedoni, paguhen rrogat e tetorit

Komunikacioni hekurudhor në Maqedoni është normalizuar pasi që është paguar rata e dytë e rrogave të tetorit për personelin maqinerik dhe ekzekutiv në HM Tranposrt SHA Shkup, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Kjo ishte edhe arsyeja e bllokimit të transportit të mallrave dhe të udhëtarëve në dy ditët e kaluara.


Dushko Çakarovski ka vërtetuar për agjencinë AIM se janë transferuar paratë, prandaj do të vazhdojnë të punojnë të gjitha linjat hekurudhore sipas orarit të paracaktuar.

Trenat e parë do të lëvizin pas orës 16:00 nga Shkupi për në Koçan, Gjevgjeli dhe Kërçovë. Bëhet e ditur se normalizimi erdhi pas takimit të grevistëve me zv. kryeministrin për çështje ekonomike, Koço Angjushev dhe ministrit për Transport dhe Lidhje, Goran Sugareski./Telegrafi/