LAJMI I FUNDIT:

Norik Uka i jep fund beqarisë

Norik Uka i jep fund beqarisë

Ka martuar mijëra çifte, madje edhe VIP, tani e ka radhën të martohet vet. Kështu edhe ka pohuar edhe vet fotografi Norik Uka, në emisionin Leksikoni me Drilona Shala, në Radio Dukagjini.

Ai ka thënë se shumë shpejtë do t’i japë fund beqarisë. Fotografi i njohur ka deklaruar se nuk ka plane për të bërë dasmë të madhe, por ceremoni formale, ngase çifti ka planifikuar muaj më të gjatë mjalti.

“Sivjet e kemi martesën, por do të jetë e vogël, nuk do të kemi dasmë, do të bëjmë diçka tjetër me të dashurën. Nuk do të bëjmë njëherë aheng, sepse nëse bëjmë do të jetë diçka speciale, e cila lyp shumë përgatitje e neve po na ngutet të martohemi”, është shprehur ai.


https://www.instagram.com/p/B2zspTgF_TS/

Por kush do të realizojë fotosesionin e dasmës së Norik Ukës?!

Fotografi në Leksikoni ka treguar për fotografët që do kujdesen për të ruajtur momentet e çmuara për çiftin: “Do të ikim në një kontinent të largët e fotografitë do t’i bëjmë atje, sigurisht disa fotografi të nuses me disa kërkesa speciale që i ka do t’i bëj unë. Për fotografitë tona si çift janë të angazhuar dy fotografë të huaj, emrat e të cilëve do të publikohen bashkë me fotografitë”.

https://www.instagram.com/p/BzTiesUljm9/

Fotografi Norik Uka prezanton të dashurën për herë të parë
Lexo po ashtu Fotografi Norik Uka prezanton të dashurën për herë të parë

Veç jetës personale, në Leksikoni të Radio Dukagjinit, fotografi ka shpalosur shumëçka nga puna e tij dhe planet për të ardhmen.

Emisionin Leksikoni me Drilona Shala mund ta dëgjoni çdo të martë në ora 22:00 në Radio Dukagjini ose në dukagjini.com.

https://www.instagram.com/p/B2r7GhVlCCN/

Në trend Magazina

Më shumë
E gjuajtën edhe në Kosovë, Bebe Rexha i drejtohet sigurimit në shqip që të mos e largojë fansin: Lëre lëre, është vetëm një bluzë

E gjuajtën edhe në Kosovë, Bebe Rexha i drejtohet sigurimit në shqip që të mos e largojë fansin: Lëre lëre, është vetëm një bluzë

Magazina
Lotina dhe Mozzik i bëjnë dedikim romantik njëri-tjetrit në 'Sunny Hill': Askush në këtë botë sikur ti

Lotina dhe Mozzik i bëjnë dedikim romantik njëri-tjetrit në 'Sunny Hill': Askush në këtë botë sikur ti

Magazina
Bebe Rexha inkuadroi tupana në performancën e saj, solli frymë kombëtare në

Bebe Rexha inkuadroi tupana në performancën e saj, solli frymë kombëtare në "Sunny Hill 2024"

Magazina
Dua Lipa shfaqet

Dua Lipa shfaqet "shtatzënë" në reklamën e re për 'Porsche', fansat vërshojnë me komente

Magazina
Influencuesja kineze Baby Tingzi peshon vetëm 25 kilogramë, ndjekësit i luten që të kërkojë ndihmë mjekësore

Influencuesja kineze Baby Tingzi peshon vetëm 25 kilogramë, ndjekësit i luten që të kërkojë ndihmë mjekësore

Magazina
Bebe Rexha “mbretëron” në Prishtinë me performancën e saj të zjarrtë në festivalin “Sunny Hill 2024”

Bebe Rexha “mbretëron” në Prishtinë me performancën e saj të zjarrtë në festivalin “Sunny Hill 2024”

Magazina
Kalo në kategori