Nora Istrefi është një prej femrave më të bukura dhe më joshëse shqiptare, e cila çdo herë arrin të paraqitet me shumë stil.

Këngëtarja e mirënjohur dhe shumë e dashur për publikun ndiqet nga më shumë 1.1 milion ndjekës në Instagram.


Me fansat në rrjetet sociale Nora ka ndarë imazhe nga performance e fundit, ku shihet me një fustan me ngjyrë të verdhë të kombinuar me një pallto lëkure me ngjyrë të zezë dhe taka të larta.

noraistrefi 242822693 529671008264418 7544774560835466744 n Foto: Nora Istrefi/Instagram

Ajo që binte në sy ishte ndryshimi në dukje i këngëtares që shihet me flokë të shkurtër dhe balluke.

noraistrefi 242638337 130938342602860 2913681317377490536 n Foto: Nora Istrefi/Instagram

Nora dukej plot shkëlqim, elegancë dhe atraktive, ndërsa nuk munguan as komplimentet nga ana e fansave të saj.

noraistrefi 242766586 571089660869689 6544026718480249098 n Foto: Nora Istrefi/Instagram

Kujtojmë që Nora edhe këtë sezon veror ishte e angazhuar me mbrëmje muzikore, ndërsa solli një bashkëpunim me Melindën dhe Gjikon. Kënga e tyre ishte “Ay Caramba” u prit mirë dhe deri tani ka arritur mbi 14 milionë klikime në YouTube. /Telegrafi/

noraistrefi 242671360 388203382895265 5127046937217340172 n Foto: Nora Istrefi/Instagram