0Shares

A jeni të shqetësuar kur harroni celularin tuaj në shtëpi? A e keni mendjen vetëm te bateria, kur ajo po mbaron? Atëherë nuk jeni të vetëm.

Kërkimet e fundit kanë treguar se nomofobia, apo frika nga mungesa e celularit, është gjithnjë në rritje. Psikologët nga State University, kanë identifikuar disa lloje të shqetësimeve që njerëzit kanë, kur bëhet fjalë për celularin e tyre.

Sipas këtij kërkimi, njerëzit ndihen të pasigurt në rast se nuk kanë mundësi të telefonojnë ose t’i shkruajnë SMS një miku ose familjari, pavarësisht nëse kjo ndodh edhe përmes rrjeteve sociale.

Po ashtu, ata ndihen “bosh” në rast se nuk kanë akses në informacione, qoftë edhe për ndonjë kërkim nëpërmjet Google. Gjithashtu, njerëzit nervozohen kur nuk arrijnë të kryejnë veprime të thjeshta, si p.sh. kërkimi për një restorant.

Femrat përjetojnë nomofobinë 3.6 herë më shumë se meshkujt, por kërkuesit nuk e dinë pse-në e kësaj. Ndërkohë, që edhe studimet e mëhershme kanë vërtetuar se 77% e të rinjve nga mosha 18 deri 24 vjeç e kanë të pamundur të qëndrojnë larg celularit, qoftë edhe për disa minuta.

Caglar Yildirim, profesor në State University, ka thënë se nomofobia është në rritje, por kjo ende nuk duhet të konsiderohet problem, pasi mungesa e një celulari ende nuk ndikon në shëndetin e njerëzve. /Telegrafi/

Të Ngjajshme
Shfaq Komentet (0)