Kuvendi i Serbisë është duke zhvilluar një seancë, në rend dite të së cilës është zgjedhja e Qeverisë së re.
Gjatë seancës, i nominuari për kryeministër. Gjuro Macut, gjatë ekspozesë së tij, nuk ka harruar të përmend edhe Kosovën.
Sipas tij, Serbia do të vazhdojë të jetë aktor konstruktiv në çështjen e Kosovës, por nuk do të pajtohet me zgjidhje që nuk janë në përputhje me Kushtetutën e vendit dhe me Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, përcjell Telegrafi.
Macut ka deklaruar se Kushtetuta është dokument për zbatimin e duhur të të cilit do të insistojë vazhdimisht dhe ka theksuar se është detyrë e të gjitha organeve shtetërore që të përfaqësojnë dhe mbrojnë interesat shtetërore të Serbisë në Kosovë.
Ai theksoi se zbatimi i Kushtetutës nënkupton edhe që “Kosova dhe Vojvodina janë pjesë përbërëse e territorit të Serbisë”.
Në prezantimin e tij para deputetëve të Kuvendit të Serbisë, ai tha se Kosova “mbetet çështje qendrore e interesit më të lartë kombëtar” dhe “ruajtja e integritetit territorial dhe sovranitetit është një nga prioritetet më të rëndësishme të politikës së jashtme”.
Kujtojmë se ndër emrat e përmendur si pjesë e Qeverisë së Serbisë është përmendur edhe Boris Bratina.
Bëhet fjalë për njeriun i cili në një takim të mbajtur më 24 mars 2009 në Beograd, me rastin e 10 vjetorit të sulmeve të NATO-s kundër Serbisë, i vuri flakën flamurit të Bashkimit Evropian.
Gjithashtu, në listën e ministrave është edhe Demo Berisha, për të cilin deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi ka thënë se është një goditje e rëndë për çdo shqiptar që ka vuajtur, rezistuar dhe sakrifikuar për të drejtat e veta në Serbi.
Sipas tij, ky emërim është jo vetëm politikisht i papranueshëm, por edhe moralisht i turpshëm, sepse Demo Berisha nuk është një përfaqësues i të drejtave të njeriut, por një simbol i mohimit të identitetit kombëtar dhe politik të shqiptarëve të Kosovës dhe të Luginës së Preshevës.
Ndryshe, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, më 6 prill ia ka besuar mandatin për formimin e Qeverisë së re endokrinologut dhe profesorit të Fakultetit të Mjekësisë në Beograd, Gjuro Macut.
Qeveria e Serbisë është në mandat teknik që nga 19 marsi, kur deputetët në Kuvend verifikuan dorëheqjen e Millosh Vuçeviqit nga posti i kryeministrit, çka shënoi fillimin e afatit 30-ditor për zgjedhjen e Qeverisë së re.
Vuçeviq dha dorëheqje pas rrahjes së një grupi studentësh nga aktivistët e Partisë Progresive Serbe që po bllokonin punën e fakulteteve në Novi Sad.
Rënia e Qeverisë së Serbisë, e udhëhequr nga Millosh Vuçeviq, ndodhi në kulmin e protestave kundër pushtetit, të udhëhequra nga studentët që nga fundi i nëntorit 2024 po bllokojnë dhjetëra fakultete në gjithë Serbinë.
Në qendër të kërkesave të tyre, të adresuara ndaj institucioneve të Serbisë, është përcaktimi i përgjegjësisë ligjore dhe politike për vdekjen e 16 personave në shembjen e strehës prej betoni në Stacionin Hekurudhor në Novi Sad, më 1 nëntor të vitit të kaluar. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Mbesës së mjekut Oz i ra të fikët në Shtëpinë e Bardhë, Trumpit iu desh të ndalonte fjalimin

Pas largimit të ushtarëve amerikanë - hapet rruga për turqit në Siri, pavarësisht pakënaqësisë izraelite

Dodik thotë se britanikët kishin planifikuar likuidimin e tij

SHBA e hapur për të njohur Krimenë si pjesë të Rusisë

Babë e bir, njëri i vdekur tjetri i humbur pasi vetura e tyre ra në një gropë përthithëse në Itali

Frikë në radhët e forcave ruse - momenti kur ushtarët arratisen në Krasnodar

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ylli spanjoll lë anash Arsenalin dhe i jep prioritet kalimit tek Real Madridi

SHBA-ja largon trupat nga Siria - shfaqjen pamjet e tërheqjes së ushtrisë

Peci: Opsion real që më 15 qershor të shkojmë në zgjedhje të reja

Një natë para finales, Egli dhe Rozana përloten – Gjesti këndon: S’kena me u pa më bashkë

I dërguari i Trumpit: Rusia mund të marrë disa rajone të Ukrainës, por jo të pestat

Sa janë të vërteta pretendimet për "traktatin e pandemisë së OBSH-së, një përpjekje për të shmangur gabimet gjatë COVID-19"?