Nokia thotë se nuk do të prodhojë më telefona mobil!

Javën e kaluar ishte thënë se Nokia është gati për të hyrë përsëri në biznesin e telefonave mobil, edhe përkundër faktit se ajo e ka shitur këtë njësi të biznesit tek Microsoft vitin e kaluar.
Por kohet e fundit, presidenti i Nokia’së e ka konfirmuar se të gjitha këto ishin spekulime. "Këto raporte janë të rreme, dhe të njëjtat i atribuohen kompanisë tonë gabimisht" thuhej në deklaratën e Nokia-së.
"Nokia përsërit se ajo aktualisht nuk ka plane për prodhimin ose shitjen e telefonave mobil."
Sipas kushteve të marrëveshjes së Nokia me Microsoft, kompania nuk do mundet të lansojë një telefon të mençur mobil deri në fund të 2016. (Telegrafi)
Nga
Telegrafi
27/04/2015
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate





















































