LAJMI I FUNDIT:

Nokia rikthehet në “botën” e modeleve kryesore të telefonave me modelin e ri Magic Max

Nokia rikthehet në “botën” e modeleve kryesore të telefonave me modelin e ri Magic Max

Nokia prezantoi dy telefona në Kongresin Botëror të Celularëve të mbajtur së fundmi dhe modeli Magic Max do të konkurrojë me modelet e tjera kryesore në treg.

Që kur është në pronësi të HMD Global, Nokia ka qenë e pranishme në treg me telefona Android të rangut të mesëm, muajin e kaluar ndryshoi logon e saj dhe tani në MWC prezantoi dy telefona të rinj, C99 dhe Magic Max.


Megjithatë, vëmendje e veçantë i kushtohet modelit kryesor Magic Max, i cili do të fuqizohet nga një procesor Snapdragon 8 Gen 2 i kombinuar me 8, 12 ose 16 GB RAM memorie, dhe 256 ose 512 GB memorie të brendshme. Ky telefon do të përdorë sistemin operativ Android 13 dhe pritet të ketë një ekran AMOLED 6.7 inç me një shpejtësi rifreskimi prej 120 Hz, raporton Klix, transmeton Telegrafi.

Në anën e pasme të telefonit do të jenë tre kamera, ajo kryesorja do të ketë një sensor prej 144 MP, kamera për fotografi ultra të gjerë do të ketë sensor prej 64 MP dhe kamera telefoto do të ketë sensor prej 48 MP. Pajisja pritet të ketë një bateri me kapacitet 7,950 mAh, e cila do të karikohet në një kohë të shkurtër përmes një karikuesi të shpejtë 180W.

Çmimi fillestar i modelit Magic Max do të jetë rreth 550 dollarë, që do të jetë një avantazh ndaj telefonave të tjerë kryesorë që kushtojnë të paktën 800 ose 900 dollarë.

Data e saktë e mbërritjes në treg të këtij telefoni të mençur ende nuk dihet, por pritet që kjo të ndodh së shpejti. /Telegrafi/

Në trend Teknologji

Më shumë
Pas dhjetë orë pune, Robotin se mbajnë këmbët - rrëzohet në Chicago

Pas dhjetë orë pune, Robotin se mbajnë këmbët - rrëzohet në Chicago

Teknologji
Ky rrjet social mund ta kërcënojë Facebook, Instagram dhe TikTok

Ky rrjet social mund ta kërcënojë Facebook, Instagram dhe TikTok

Teknologji
Apple bëri të mundur që përdoruesit të shkarkojnë aplikacione nga faqet e internetit

Apple bëri të mundur që përdoruesit të shkarkojnë aplikacione nga faqet e internetit

Teknologji
Një kod i thjeshtë mund t’ju tregojë nëse telefoni juaj është duke u përgjuar

Një kod i thjeshtë mund t’ju tregojë nëse telefoni juaj është duke u përgjuar

Teknologji
Lansohet Toskë e Gegë – platforma që i mbledh të gjithë shqipfolësit prej Prishtinës e Medvegjës deri në Tuz e Athinë!

Lansohet Toskë e Gegë – platforma që i mbledh të gjithë shqipfolësit prej Prishtinës e Medvegjës deri në Tuz e Athinë!

Teknologji
Mjekët japonezë padisin Google për informata të rreme dhe kërkojnë dëmshpërblim

Mjekët japonezë padisin Google për informata të rreme dhe kërkojnë dëmshpërblim

Teknologji
Kalo në kategori