LAJMI I FUNDIT:

Nokia 6, ndër telefonat më rezistues për këtë vit

Nokia 6, ndër telefonat më rezistues për këtë vit

Telefonat Nokia në të kaluarën ishin të njohur për kualitetin e tyre dhe të rezistencës.

Shumë ishin të brengosur se si HMD do të gjendet në këtë fushë, por Nokia 6 tregon se kompania është në rrugë të shkëlqyeshme, shkruan GSM Arena.

Hapja e telefonit është mënyra më e shpejtë që të marrim informacione për ndërtimin e pajisjes.

Sekreti i rezistencës së Nokia 6 është në numrin e madh të vidave. Për shembull, nën ekran ndodhet pllaka e metalit, e cila telefonit i jep qëndrueshmëri shtesë dhe vetëm kjo pllakë ka 19 vida.

Është interesante se pavarësisht numrit të madh të vidave, telefoni Nokia 6 është i lehtë për t’u hapur. Çdo gjë është e organizuar ashtu që minimizohen gjasat që diçka të dëmtohet.