Pasi arriti një sukses të madh me serialin "ER", Noah Wyle pranoi se shpenzoi pothuajse gjithçka që arriti të fitonte falë atij roli.

Wyle u bë i famshëm duke luajtur rolin e Dr. John Carter në serialin "ER" përkrah George Clooney dhe fitoi disa nominime për çmime Emmy dhe Golden Globe.


Gati 20 vjet më vonë, Wyle pranoi se kishte probleme financiare përpara se të merrte rolin kryesor në serialin e HBO-së "The Pitt".

"Nuk dua që të jetë një histori e trishtueshme, por shpenzova pothuajse gjithçka që fitoja për serialin 'ER'. Disa vite më parë, arrita në pikën ku punoja për para dhe për shkak të nevojës për të punuar, por duke parë pjesën tjetër të karrierës sime, dua të përqendroj gjithçka në diçka që është e qëndrueshme", tha ai.

Wyle sqaroi gjithashtu se ishte në depresion pas pandemisë së koronavirusit, e cila e detyroi të bënte një pushim në karrierë për herë të parë pas shumë vitesh. Ai deklaroi se filloi të merrte mesazhe nga punonjësit e shëndetësisë që po kërkonin një serial të ngjashëm me "ER". Ai i tha gjithashtu The New York Times se ishte thellësisht në depresion gjatë grevave të Hollivudit në vitin 2023.

Gjithashtu, Warner Bros. njoftoi një marrëveshje për të transmetuar "The Pitt" në vitin 2024, vite pasi Wyle bashkoi forcat me krijuesit e "ER", R. Scott Gemmill dhe John Wells, për të krijuar diçka të re.

Fillimisht, ata donin të rifillonin serialin "ER" duke u përqendruar në atë që Dr. John Carter bëri më parë, por negociatat me Warner Bros. dështuan.

"Doja vetëm të tërhiqja vëmendjen te këto shërbime emergjente. Doja të tërhiqja vëmendjen te ky komunitet që kishte nevojë për to", tha ai.

"The Pitt" është i ngjashëm me "ER" dhe zhvillohet në Pittsburgh dhe përqendrohet në saktësinë mjekësore dhe çështjet bashkëkohore të shëndetit, duke ndjekur personazhet në jetën e tyre private. Ndërsa roli i Wyle në "ER" përcaktoi karrierën e tij, angazhimi bëri që ai të humbiste filma si "Saving Private Ryan" dhe "Good Night and Good Luck".

"Pata një akt të parë shumë të mirë në karrierën time dhe u lidha me serialin që u transmetua për një kohë të gjatë. Vazhdova ta zbatoja, dhe ajo që erdhi më pas erdhi natyrshëm", deklaroi ai. /Telegrafi/