LAJMI I FUNDIT:

Njomza Vitia është këngëtarja e parë që do të performojë në “Sunny Hill Festival”

Njomza Vitia është këngëtarja e parë që do të performojë në “Sunny Hill Festival”
Sunny Hill Festival (Foto: Instagram/sunnyhillfestival)

Festivali më i madh ndërkombëtar i muzikës “Sunny Hill”, edhe këtë vit pritet të mbahet në parkun e kryeqytetit të Kosovës, Gërmi, me 2,3 dhe 4 gusht.

Vitin e kaluar ky festival mblodhi një numër të madh të njerëzve për tri ditë, derisa edhe këtë edicion pjesëmarrja është dyfishuar.


Faqja kryesore e “Sunny Hill” në Instagram, ka zbuluar këngëtaren e parë që do jetë e pranishme në këtë festival dhe është artistja nga Prishtina, Njomza Vitia.

Sunny Hill Festival - Në ditët e para shiten mijëra bileta nga shtete të ndryshme të botës
Lexo po ashtu Sunny Hill Festival - Në ditët e para shiten mijëra bileta nga shtete të ndryshme të botës

“Të emocionuar të ndajmë artisten e parë për Sunny Hill Festival 2019. Ajo është një performuese e mrekullueshme, ka një zë të mahnitshëm dhe duket gjithnjë ‘cool’ në këngët që i shkruan”.

“Ajo i ka shkruar hitet si ‘Rings’, ‘Thank you, next’ për shoqet e saj Ariana Grande dhe shumë të tjera. Njomza tani ka një numër të madh të hiteve me të cilat ka kryesuar në Billboard. Do të performojë për herë të parë në qytetin e saj. Më 2, 3 dhe 4 gusht do jemi për të parë atë dhe ta ndjejmë atë”, shkruan në postimin e faqes.

Theksojmë se në mesin e shumë artisteve të tjera që po gëzojnë suksese në botë, tashmë figuron edhe emri i Njomzës. /Telegrafi/