LAJMI I FUNDIT:

Për deklaratat e Escobarit, njohësit e çështjeve politike: Marrëveshja përfundimtare Kosovë-Serbi, sa më shpejt

Për deklaratat e Escobarit, njohësit e çështjeve politike: Marrëveshja përfundimtare Kosovë-Serbi, sa më shpejt

I dërguari special i Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, ka thënë se situata në të cilën ndodhet Ukraina na mëson se duhet të dyfishojmë përpjekjet tona për të arritur një marrëveshje kompromisi ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Me fjalët e Escobarit pajtohet edhe profesori universitar Zenun Halili.

Ai thotë se tani Amerika do të rrisë edhe më shumë interesimin për Ballkanin Perëndimor.

“Tani SHBA-të janë të vendosura që të kenë vëmendje të shtuar drejt Ballkanit, pasi për një regjion të tillë interesim të madh kanë edhe Rusia, Kina, Turqia. Natyrisht se SHBA-të nuk e kanë komoditetin për të lënë rajonin në duart e fuqive tjera dhe do të bëjnë presion të vazhdueshëm që Kosova dhe Serbia të arrijnë një marrëveshje përfundimtare me njohje të ndërsjellë”, deklaroi për RTV Dukagjinin, Zenun Halili.

Sipas njohësit të çështjeve politike, Emir Abrashi, situata e krijuar në Ukrainë duhet të ndikojë në përshpejtimin e një marrëveshje përfundimtare sa më parë.

“Situata në Ukrainë ka potencial për të eskaluar edhe jashtë Ukrainës. Kjo është një tregues se ne duhet të punojmë për një marrëveshje përfundimtare me Serbinë dhe këtë duhet ta bëjmë një orë e më parë”, deklaroi Abrashi, përcjell Telegrafi.

Escobar: Lufta e Rusisë kundër Ukrainës e ka ndryshuar botën, të dyfishojmë përpjekjet për marrëveshjen Kosovë-Serbi
Lexo po ashtu Escobar: Lufta e Rusisë kundër Ukrainës e ka ndryshuar botën, të dyfishojmë përpjekjet për marrëveshjen Kosovë-Serbi

Departamenti amerikan i Shtetit thotë se lufta e paprovokuar dhe e pajustifikuar e Rusisë kundër Ukrainës e bën të qartë urgjencën në rritje që paraqet për aleancën transatlantike, integrimi evropian i Ballkanit Perëndimor.

Ky qëndrim u shpreh pasi 19 anëtarë të Kongresit amerikan i kërkuan administratës së Presidentit Joe Biden të rrisë angazhimin diplomatik në Ballkanin Perëndimor.

Në një letër që ligjvënësit i dërguan javën e kaluar Sekretarit të Shtetit Antony Blinken, ata shpreheshin se rritja e angazhimit amerikan është më e rëndësishme se kurrë në kushtet e krijuara nga agresioni rus në Ukrainë./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Aktivisti i PSD-së i shkon në tavolinë deputetit të LVV-së: A po ju vjen marre që e pranuat

Aktivisti i PSD-së i shkon në tavolinë deputetit të LVV-së: A po ju vjen marre që e pranuat "Zajednicën", për Këshillin e Evropës...

Lajme
Vrasjet e fundit, ekspertët tregojnë lagjet më problematike të Prishtinës

Vrasjet e fundit, ekspertët tregojnë lagjet më problematike të Prishtinës

Siguri
Votimi i Malit të Zi kundër Kosovës në KiE, Gjeloshaj: Qëndrimin tonë do ta japim kur të votohet në Këshillin e Ministrave

Votimi i Malit të Zi kundër Kosovës në KiE, Gjeloshaj: Qëndrimin tonë do ta japim kur të votohet në Këshillin e Ministrave

Lajme
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Kalo në kategori