Nëse shkoni në Korenë e Veriut dhe vizitoni kryeqytetin e këtij vendi Pyiongyang, patjetër se do t’ju bien në sy policet e trafikut të cilët janë të veshur në uniformë të kaltër dhe taket të zeza.

Dhe falë bukurisë dhe elegancës së tyre kanë fituar epitetin e “zonjave të trafikut”, që janë simbol i këtij qyteti që njëherit konsiderohet më i izoluari në botë, transmeton Telegrafi.


2 142

Zyrtaret policore që ndryshe janë të njohura si “zonjat e trafikut”, përzgjidhen për të ushtruar këtë detyrë duke u bazuar ekskluzivisht në pamjet e tyre të jashtme.

Gjithashtu kusht për te qenë police trafiku është se ato duhet të jenë beqare, pasi mosha e pensionimit është mosha 26-vjeçe.

3 98

Këto 300 zonjusha unike të Pyongyang, të cilat autoritetet e këtij qyteti janë të etura që t’i paraqesin në mënyrën më të mirë të mundshme, pavarësisht se ky vend njihet si vendi më i izoluar në botë që vazhdimisht kërcënon vendet fqinje me luftë.

“Ato përfaqësojnë kryeqytetin tonë. Kjo është arsyeja se pse i zgjedhim në bazë të pamjes së tyre të jashtme dhe fizikut”, thotë një nëpunës i Ministrisë së Rendit Publik.

4 74

Edhe pse Kim Jong-un njihet si një lider që në çdo pore të jetës mundohet të kontrolloj jetën e qytetarëve të Koresë së Veriut, ai përmes këtyre policeve tenton të bëjë propagandë. /Telegrafi/

5 54

6 48

7 45

8 37

9 32

10 31

11 29

12 28

13 23

14 20

15 20

16 20

17 15

18 12

19 11

20 11

21 10

22 11

23 7