LAJMI I FUNDIT:

Njihuni me mësimdhënësin që vlerësohet shumë për mënyrën e punës me nxënës (Foto)

Njihuni me mësimdhënësin që vlerësohet shumë për mënyrën e punës me nxënës (Foto)

Goce Bumbaroski, mësues i shkollës fillore “Koço Racin”, në Prilep, është personi që secili prind do të dëshironte të ishte mësimdhënësi i fëmijëve të tij, pasi që ai është më shumë se një mësues.

Ai shquhet për mënyrën e tij të qasjes së mësimdhënies, prandaj edhe 20 nxënësit e tij dëshirojnë që tërë ditën ta kalojnë në bankat shkollore, shkruan Telegrafi Maqedoni.


Bumbaroski përgatit orën e mësimit në një stil krejt tjetër. Nëse e sheh që nxënësit duken të pa interesuar për mësim, ai e ndryshon rrjedhën e mësimit, duke kërkuar nga nxënësit e tij që të bëjnë ushtrime fizike. Bashkërisht hanë pica në shkollë, i dërgojnë tortë, e në disa raste, nxënësit janë ata që spjegojnë mësimin.

Rrjetet sociale janë pjesë e mënyrës së tij të punës me nxënës, pasi që në rrjetin social Facebook, shpërndan aktivitetin me nxënësit, dhe qëndron në kontakt me prindërit e tyre, përpos takimeve të rregullta.

“Në këtë mënyrë edhe ata e ndjekin procesin e arsimimit të fëmijëve të tyre, prandaj vendosa ta hap faqen. Suksesin e nxënësve të mi e konsideroj edhe sukses timin, prandaj kontribuoj me njohuritë e mia më të gjëra për t’i motivuar në punë”, shprehet Bumbaroski, shkruan Telegrafi Maqedoni.

Sipas tij, nuk është vetëm mësuesi ai që e bën orën mësimore më tërheqëse, por edhe vetë kontributi i nxënësve dhe prindërve. Ai e mbështet thënien se sot është vështirë të kesh fëmijë, pasi që konsideron se jeta bashkëkohore ua merr fëmijërinë gjeneratave të reja, prandaj të rriturit duhet të japin gjithçka nga vetja që të mund fëmijët dhe nxënësit ta përjetojnë fëmijërinë.

“Unë jam shok i vërtetë me nxënësit, e shoqëria kërkon shumë mund dhe energji që të mbahet në formë. Në klasën tonë, secila orë mësimore ndryshon. Nxënësit përfshihen në mënyrë aktive në realizimin e orëve mësimore”, thotë mësues Bumbaroski.

Mësimdhënësi i spikatur i Prilepit konsideron se secili mësimdhënës është ndryshe nga kolegu i tij, dhe se disa angazhohen më shumë rreth mësimdhënies dhe nxënësve, e disa presim t’u kalojë koha sa më shpejtë. Ai thotë se të gjithë bëjnë gabime, disa më shumë, e disa më pak, duke shtuar se mundohet që gabimet t’i minimizojë sa më shumë, shkruan Telegrafi Maqedoni.

Bumbaroski turpërohet nga një gjë, dhe ajo është imponimi ndaj nxënësve nga pozita e të qenit më i rritur, i fuqishëm, më i ditur për ata, por thekson se një gjë të tillë e bën në bazë të në bazë të parimeve të dhëna paraprakisht, parime që sipas tij, kanë për qëllim t’i mësojnë nxënësit të jenë të gatshëm për sfidat me të cilat përballen çdo ditë, në shtëpi, rrugë, shkollë, me moshatarët e tyre, më të rriturit, prindërit, etj.

Psikologët thonë se nxënësit janë të lumtur kur mësojnë diçka të re, apo kur tejkalojnë një vështirësi. I pyetur se si i nxit nxënësit, si i ushqen me shpirtin garues, Bumbaroski thotë se “derisa punën, angazhimin dhe mësimin ua prezantojmë si shpërblim, dhe jo si dënim, atëherë do të kemi sukses. Në momentin kur nxënësit do të mendojnë se mësimi është “për dënim”, vjen dështimi.”

Në lidhje me profesionin që ka, Bumbaroski thotë se sot është e vështirë të jesh mësimdhënës, pasi që në këtë kohë sfidash dhe lufte për mbijetesë, secili synon diçka sa më lartë, por në mënyrë të gabuar – duke shkelur mbi kurrizin e tjetrit. Ai shprehet se mësimdhënësit kanë mungesë respekti nga prindërit, pasi që me sjellje të keqe ndaj mësimdhënësit, ata e dëmtojnë më të dashurin e tyre.

Bumbaroski ka një ide se si të bëhen ndryshime në arsimin fillor. Ai thotë se arsimi parashkollor duhet të jetë i patjetërsueshëm, duhet të ulet numri i orëve mësimore, dhe do të dëshironte të ulte punën administrative të mësimdhënësve.

Gjithashtu,ai shprehet se do të tentonte t’i çlironte mësimdhënësit nga trysnia për vlerësimin me nota, katër herë në vit, ndërsa do të përdoret testime nga një ekip që nuk është i lidhur me shkollën.

“Mësimdhënësit të lëvizin në drejtim të mësimit dhe metodave për realizim të suksesshëm”, e përfundon tregimin e tij për portalin fakulteti.mk, mësimdhënësi Goce Bumbaroski./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Lajme
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Lajme
Hapi i fundit i Kosovës për anëtarësim në KiE, Serwer : Indinjata e Serbisë është e turpshme

Hapi i fundit i Kosovës për anëtarësim në KiE, Serwer : Indinjata e Serbisë është e turpshme

Lajme

"Kushtëzimi" i anëtarësimit të Kosovës në KiE, Musliu-Shoshi: Ndërkombëtarët nuk po kërkojnë asgjë çka nuk është dakorduar Kurti në marrëveshjen e Ohrit

Elfije Boletini
“Në hava kam me t’çu se e kam vajzën deputete”, Deliu-Kodra me kritika të ashpra ndaj deputetes së LVV-së duke ia kujtuar rastin e 90-vjeçarit

“Në hava kam me t’çu se e kam vajzën deputete”, Deliu-Kodra me kritika të ashpra ndaj deputetes së LVV-së duke ia kujtuar rastin e 90-vjeçarit

Lajme
Mashtrime me vlerë 10 milionë euro, SPAK operacion kundër Call Center

Mashtrime me vlerë 10 milionë euro, SPAK operacion kundër Call Center

Lajme
Kalo në kategori