LAJMI I FUNDIT:

Njihuni me lulet më të shtrenjta dhe vendin ku gjenden ato

Njihuni me lulet më të shtrenjta dhe vendin ku gjenden ato

Natyra i përket kujtdo e sidomos kur bëhet fjalë për lulet e ndryshme që shoqërojnë ambientet tona përgjatë gjithë vitit.

Mund të gjeni një lule për çdo rast nga vjeshta në pranverë  si simbol i stinëve, festave apo preferencave tuaja personale.


Lidhja e njerëzve me lulet përveçse e hershme është edhe mjaft e veçantë pasi konsiderohen si një simbol bukurie e perfeksioni.

Në këtë artikull AgroWeb ju liston disa nga lulet më të veçanta në botë të cilat dëshmojnë jo vetë mrekullitë e natyrës por edhe lidhjen e ngushtë që kemi me to nisur nga vlerat marramendëse që njerëzit janë gati të paguajnë për t’i pasur:

Lulja kadupul

Konsiderohet si një nga lulet më të shtrenjta në botë për dy arsye kryesore. E para sepse nuk është shitur kurrë në ndonjë dyqan dhe askush nuk i ka vendosur çmim kësaj luleje deri më tani.

E dini pse? Kadupuli çel vetëm disa orë në vit, gjatë natës dhe rritet vetëm në pyjet e Sri Lanka. Ky kaktus i cili shpërthen me një lule të bardhë të ngjashme me trëndafilin e egër, njihet ndryshe si “Mbretëresha e natës” apo “Lulja fantazmë”

Lulja çel në mbrëmje dhe thahet para se dielli të agojë për ta rinisur këtë ritual vitin pasardhës.

Gardenia

Konsiderohen si lulet më të shtrenjta në treg, kanë origjinë italiane, një aromë të ëmbël të cilën shpesh e gjeni nëpër parfume. Megjithëse më e zakonshme në dyqane anembanë botën, gardenia futet tek lulet më të shtrenjta në botë.

Këto janë lulet më të mira për t'i rritur në shtëpi
Lexo po ashtu Këto janë lulet më të mira për t'i rritur në shtëpi

Kjo sepse gardenia nuk shiten asnjëherë me degë apo copë. Për të pasur një buqetë me gardenia duhet të blini të gjithë vazon me lule në mënyrë që këto të fundit të mos prishen. Çmimi i një gardenia mund të arrijë deri në 50 euro në varësi të stinëve.

Trëndafili nga David Austin

Ky trëndafil i veçantë është prezantuar për herë të parë në vitin 2006 nga David Austin me vlerën 3 milionë Paund.

Ndonëse tani mund ta gjeni me një çmim më të ulët, krijuesi i këtij trëndafili ka punuar rreth 15 vite për ta kultivuar atë.

Austin ka pasur si qëllim të krijojë formën e trëndafilave të vjetër të kopshteve me një aromë të mrekullueshme e cila i mungon trëndafilave të sotëm.

Orkidea Rothschild

Kjo lule është zbuluar  në vitin 1987 në Malajzi dhe kushton më shumë se katër mijë. Përgjatë viteve kjo orkide e veçantë ishte në rrezik zhdukje për shkak të tregtimit nga njerëzit.

Për të lulëzuar kësaj orkideje i duhen disa vite ndaj mban edhe një nga vendet e luleve më të shtrenjta në botë.

Në trend Stil

Më shumë
Si t’i digjni 1,000 kalori për një orë pa pasur nevojë të shkoni në palestër

Si t’i digjni 1,000 kalori për një orë pa pasur nevojë të shkoni në palestër

Aktivitete sportive
Gjëja e parë që shihni në foto zbulon të vërtetën për ju: Deri tani testi më i saktë i personalitetit

Gjëja e parë që shihni në foto zbulon të vërtetën për ju: Deri tani testi më i saktë i personalitetit

Lifestyle
Mënyra se si e bartni çantën tregon një gjë shumë të rëndësishme për ju për të cilën fare nuk jeni të vetëdijshëm

Mënyra se si e bartni çantën tregon një gjë shumë të rëndësishme për ju për të cilën fare nuk jeni të vetëdijshëm

Lifestyle
Makina larëse harxhon dy herë më shumë energji elektrike për shkak të një gabimi që bëjmë

Makina larëse harxhon dy herë më shumë energji elektrike për shkak të një gabimi që bëjmë

A e dini se...
Gjërat që kurrë nuk duhet t’ua thoni adoleshentëve tuaj: Kjo do ta bëjë jetën më të lehtë

Gjërat që kurrë nuk duhet t’ua thoni adoleshentëve tuaj: Kjo do ta bëjë jetën më të lehtë

Këshilla Lifestyle
Përveç gjokseve, ekzistojnë edhe lloje të ndryshme të penisave

Përveç gjokseve, ekzistojnë edhe lloje të ndryshme të penisave

Lifestyle
Kalo në kategori