LAJMI I FUNDIT:

Njihuni me liqenin e Prespës që ofron shumëçka dhe nuk u zhgënjen (Foto/Video)

Njihuni me liqenin e Prespës që ofron shumëçka dhe nuk u zhgënjen (Foto/Video)

Liqeni i Prespës është një tjetër perlë natyrore, por edhe turistike e Maqedonisë. I pozicionuar në një lartësi mbidetare prej 885 metër, hapësira e mbrojtur ka një sipërfaqe prej 2080 hektarë. Liqeni i Prespës, ka natyrë të bukur, histori dhe legjenda.

Ky liqen njihet për nga llojshmëria e madhe e specieve në të. Deri tani janë regjistruar rreth 200 lloje zogjsh, 104 nga të cilët janë zogj uji, 62 gjenden në listën e specieve të mbrojutra sipas Konventës së Bernës, kurse tre nga këto lloje janë në listën e kuqe evropiane të specieve të rrezikuara globalisht, përcjell Telegrafi Maqedoni.


Image Credit: Macedonia Travel Blog

Prespa ka dy pjesë, liqenin e madh dhe të vogël dhe janë të vetmit në Ballkan që kanë ishuj. Qyteti i madh, Qyteti i Vogël, Pirgu, Agios, Achillaeos dhe Vidrinec janë të ndara në tre shtetet, Maqedoni, Shqipëri dhe Greqi.

Nga ishujt, vetëm Qyteti i madh ndodhet në pjesën e Maqedonisë dhe njihet edhe si Ishulli i gjarpërinjve sepse ka bollëk të gjarpërinjve të ujit edhe të gjarpërinjve helmues, të cilat mund të gjenden në pjesën e sipërme të ishullit.

Me një vijë bregu të mahnitshme, plazhe të bukura, ujë të pastër, natyrë të pashkelur, Prespa është padyshim një vend që duhet ta vizitoni.

Mrekullia natyrore është ajo që këtë liqen e bën të veçantë. Mali Galiçica në mes e ndanë Prespën nga Ohri, kështu, përmes një rruge nëntokësore, liqeni i Prespës e furnizon me ujë atë të Ohrit, afër manastirit të Shën Naumit, shkruan Telegrafi Maqedoni.

Rajoni i Prespës konsiderohet si pjesa më e pastër e Maqedonisë dhe se nuk është prekur shumë nga dora e njeriut. Pelikanët e bardhë, korbat e zinj, çafkat dhe pulëbardhat mblidhen pranë liqenit aq të bollshëm me peshq si trofta, krapi, krapi i kuq, etj.

Është mahnitëse natyra në ishullin Qyteti i madh, ku ka lloje të ndryshme drunjsh dhe botë të egër. Kur niveli i ujit bie, vërehen vendbanime të hershme, që mendohet se janë të shekullit 11 dhe 12, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Rajoni i Prespës, ku përfshihet edhe liqeni, është i njohur për prodhimin e mollëve, mbase prodhuesi më i madh në Ballkan. Mollët vlerësohen si mjaft cilësore dhe të shijshme. Gjithashtu, ky rajon njihet edhe për prodhimin e specave të kuq.

Më 2 shkurt të vitit 2000, Kryeministrat e Shqipërisë, Greqisë dhe Maqedonisë nënshkruan “Deklaratën për krijimin e Parkut të Prespës dhe Mbrojtjen e Mjedisit dhe Zhvillimin e Qëndrueshëm të Liqeneve të Prespës dhe zonave përreth tyre”.

Mirëpço, niveli i zhvillimit të turizmit është relativisht i ulet, por lidhjet midis mbrojtjes së mjedisit dhe turizmit po bëhen më të qarta dhe më të rëndësishme sepse ekoturizmi po zhvillohet në këtë zonë, ashtu si dhe në të gjithë vendin.

Zona e Prespës dallohet nga numri i madh i ditëve me diell dhe në bregun e liqenit të Prespës ka disa plazhe të bukura me rërë. Gjithmonë do të jeni të rrethuar me male me bimësi të harlisur. E gjithë kjo së bashku me ujin e pastër të liqenit nuk do t’ju lenë indiferent dhe gjithmonë do t’ju ftojnë për plazh dhe relaksim./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pasuria e profesorit të suspenduar Xhevat Krasniqi: Mbi 160 mijë euro para të gatshme, 150 mijë euro pasuri të paluajtshme

Pasuria e profesorit të suspenduar Xhevat Krasniqi: Mbi 160 mijë euro para të gatshme, 150 mijë euro pasuri të paluajtshme

Lajme
Presidenca i reagon ashpër Pacollit pasi e quajti provokim veprimin e Osmanit me të mbijetuarat e luftës gjatë seancës në KS të OKB-së

Presidenca i reagon ashpër Pacollit pasi e quajti provokim veprimin e Osmanit me të mbijetuarat e luftës gjatë seancës në KS të OKB-së

Lajme
Shtatë ish-anëtarë të grupit “Çakallët” dënohen për krime ndaj shqiptarëve të Kosovës

Shtatë ish-anëtarë të grupit “Çakallët” dënohen për krime ndaj shqiptarëve të Kosovës

Drejtësi

"Serbia po frikëson dhe shantazhon qytetarët e Kosovës"- Qeveria shpalos detaje tjera nga biseda telefonike Kurti-Macron

Lajme
Pas vizitës në selinë e NATO-s, gjenerali Ulutash: Vetëm zgjidhje politike mes Kosovës e Serbisë

Pas vizitës në selinë e NATO-s, gjenerali Ulutash: Vetëm zgjidhje politike mes Kosovës e Serbisë

Lajme
Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë

Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë

Siguri
Kalo në kategori