LAJMI I FUNDIT:

Njihuni me ‘Hulkun’ brazilian që e ka bicepsin 60 centimetra (Foto/Video)

Njihuni me ‘Hulkun’ brazilian që e ka bicepsin 60 centimetra (Foto/Video)

Valdir Segato injekton vaj në muskuj sepse dëshiron të duket gjigant dhe i rrezikshëm. Deri më tani, ai ka injektuar mbi 25 kilogramë sintol në muskuj. Megjithatë, ky eksperiment mund t’i kushtojë me jetë, por ky fakt nuk po e brengos Valdirin.

Ky 48-vjeçar nga Sao Paulo i Brazilit kishte filluar të injektoj vajin në muskuj para pesë viteve. Prej atëherë, masa trupore në veçanti në duar i është dyfishuar, por ai dëshiron që edhe më shumë t’i rriten muskujt (bicepsi), transmeton Telegrafi.


1

Ai është krenar që njerëzit e quajnë në rrugë me emra të ndryshëm siç është “He-Man” dhe “përbindësh”. Si i ri, Valdir ishte i varur nga droga dhe ishte shumë i dobët dhe kështu kishte fituar epitetin e “qenit të dobët”.

Rrahje e tmerrshme në orë të mësimit: Arsimtari ia heq nxënësit dëgjueset nga veshi, ai e sulmon brutalisht (Video, +18)
Lexo po ashtu Rrahje e tmerrshme në orë të mësimit: Arsimtari ia heq nxënësit dëgjueset nga veshi, ai e sulmon brutalisht (Video, +18)

Dhe prej atij momenti ai vendosi ta ndryshojë jetën e vet duke shkuar vazhdimisht në palestër, ku bodybuilder-at tjerë e kishin informuar për vajin special që i bën muskujt gjigant.

2

Kështu edhe filloi çdo ditë të injektoj vaj në biceps, gjoks dhe krah. Megjithatë, me këtë vaj ai nuk është bërë më i fortë por thjesht ka fituar masë trupore.

Nga konsumimi i tepërt i këtij vaji, ai rrezikon të mbetet pa duar por edhe ndoshta të vdes.

3

“Mjekët vazhdimisht më thonë që ta ndërpresë këtë shprehi, por kam vendosur të vazhdojë me këtë ritëm”, ka deklaruar Valdir.

Atij jo vetëm që po i rrezikohet jeta, por edhe po ka problem të gjej personin e jetës. Ai ka pranuar se si po ka vështirësi të gjej gruan e ëndrrave, pasi që shumica e vajzave frikësohen nga pamja e tij.

4

“Shumë njerëz qeshin me mua, kurse fëmijët me thërrasin me emra të këqij, por kjo nuk më intereson mua. Nuk ankohem sepse sa herë që shikohem në pasqyrë më pëlqen ajo çfarë shoh”, ka shtuar ai.

Ai deri më tani ka arritur të rris masën trupore në biceps të cilët janë plotë 60 centimetra. /Telegrafi/

5

6

7

8

9

10

11

12

13

14

Në trend Fun

Më shumë
Video që bëri botën të qajë - qeni i moshuar provoi çokollatën për herë të parë dhe të fundit

Video që bëri botën të qajë - qeni i moshuar provoi çokollatën për herë të parë dhe të fundit

Fun
Pasagjeri ngec në tualet gjatë një udhëtimi me aeroplan në Indi – tërë fluturimin mbeti i ngujuar – ekuipazhi i lanë një letër interesante

Pasagjeri ngec në tualet gjatë një udhëtimi me aeroplan në Indi – tërë fluturimin mbeti i ngujuar – ekuipazhi i lanë një letër interesante

Interesante
Reagimi i qenit pasi u braktis nga pronari i tij – pasi pamjet u bënë virale, dikush u kujdes që t'i gjente një 'shtëpi të re'

Reagimi i qenit pasi u braktis nga pronari i tij – pasi pamjet u bënë virale, dikush u kujdes që t'i gjente një 'shtëpi të re'

Interesante
Ndaloi një furgon që lëvizte pa shofer - por më pas kuptoi se kishte gabuar rëndë

Ndaloi një furgon që lëvizte pa shofer - por më pas kuptoi se kishte gabuar rëndë

Fun
TikTokerja britanike filmon “hajnin serik” që përdor teknikën e shpërqendrimit për t’ia vjedhë telefonin

TikTokerja britanike filmon “hajnin serik” që përdor teknikën e shpërqendrimit për t’ia vjedhë telefonin

Interesante
Kaloi natën duke pirë alkool në ahengun e organizuar në dhomën e hotelit, aviokompania japoneze ia ndalon fluturimin pilotit

Kaloi natën duke pirë alkool në ahengun e organizuar në dhomën e hotelit, aviokompania japoneze ia ndalon fluturimin pilotit

Interesante
Kalo në kategori