LAJMI I FUNDIT:

Njihuni me aparaturën e anestezisë dhe rëndësia e kujdesit parësor që duhet treguar përpara aplikimit në kirurgji

Njihuni me aparaturën e anestezisë dhe rëndësia e kujdesit parësor që duhet treguar përpara aplikimit në kirurgji

Për një pacient i cili do kryejë një operacion apo kirurgji invazive, aplikimi i narkozës ose anestezisë së përgjithshme është i rëndësishëm

Ermand Mertenika
Inxhinier bio-mjekësor

Anestezia shkakton paralizë temporare (të përkohshme) duke e vënë pacientin, siç themi ndryshe, në ‘gjumë të menaxhuar’.

Aplikimi i anestezisë realizohet në rastin e kryerjen së operimeve, pa dhimbje dhe për t’i dhënë mundësinë kirurgut të procedojë në mënyrë sa më optimale.

Çfarë është anestezia dhe aparatura e anestezisë: si funksionon ajo?

Anestezia është paraliza temporare e menaxhuar e cila aplikohet tek pacienti përpara ndërhyrjes kirurgjikale.

Aktualisht anestezia kategorizohet në tre mënyra aplikimi:

– Anestezia lokale (e cila aplikohet për ndonjë ndërhyrje të lehtë invazive) shkakton mpirje të zonës ku do procedohet ndërhyrja e lehtë. Përbërjet kimike më të aplikuara të anestezisë lokale janë: lidokaina, mepivakaina, prokaina etj., të cilët kanë efekt të shpejtë në mpirjen e zonës ku do aplikohet intervenimi.

– Anestezia rajonale është një tipopologji anestetike e cila ndikon në mpirjen lokale të një zone të madhe të trupit përpara ndërhyrjes kirurgjikale. Përbërjet kimike të cilët aplikohen janë: bupivakaina, fentalini, të cilat kanë një efektivitet të shpejtë të efektit të mpirjes (Paraliza temporare).

– Anestezia gjenerale (e përgjithshme) është tipologjia e paralizës temporare të përgjithshme të organizmit; ndryshe e thënë – vënia në gjumë të menaxhuar të pacientit përpara ndërhyrjes kirurgjikale. (Kuptohet kemi të bëjmë me ndërhyrje kirurgjikale invazive të mëdha ku paraliza temporare e menaxhuar e organizmit është mandatore (shumë e rëndësishme të përdoret) .

Përbërjet kimike të cilët aplikohet për të aplikuar anestezinë së përgjithshme janë (oksidi i azotit, eteri, halotani, izoflurani, sevoflurani , enflurani, desflurani etj.

Anestezia e përgjithshme aplikohet në dy mënyra:

1- Më anë të inhalimit (thithjes së gazeve anestetike dhe oksigjenit duke absorbuar elementet anestetike të përmendur më parë për t’i humbur koshiencën pacientin përpara operacionit.

2- Me anë të injektimit intra-venoz duke aplikuar medikamente kimike të tjera si: tiopenton, ketamine, fentalin për të shpejtuar procesin e paralizës ose vënies në gjumë te pacientit.

Sistemi i anestezisë është një aparaturë disi e komplikuar e cila mikson në një raport shumë të saktë të caktuar elementet si oksigjen, ajër dhe gazet anestetike në organizmin e njeriut.

Aparatura e anestezisë përbëhet nga katër pjesë kryesore:

1- Respiratori i integruar në sistem dhe sistemi i inhalimit të gazeve anestetike
2- Miksuesi, përzierësi i gazeve të anestezisë
3- Sistemi i absorbimit të dyoksidit të karbonit dhe lagështisë
4- Monitori i pacientit i cili vazhdimisht monitoron vlerat jetike të pacientit gjatë ndërhyrjes kirurgjikale.

▪ Respiratori i integruar dhe sistemi i inhalimit të gazeve anestetike. Gjatë procesit të anestezisë ndodh që pacienti nuk mund të realizojë frymëmarrje të kontrolluar dhe është e rëndësishme aplikimi i ventilatorit të reanimacionit të integruar në sistemin e anestezisë, duke ndihmuar frymë-shkëmbimin e pacientit.

▪ Sistemi i miksimit të gazeve anestetike shërben për të përzier gazet në një raport shumë të saktë për ta aplikuar tek pacienti nëpërmjet frymëmarrjes.

Sistemi i aplikimit intra-venoz i përbërjeve anestetike shërben për të injektuar këtë përbërje nëpërmjet venave.

▪ Sistemi i absorbimit të dyoksidit të karbonit dhe lagështisë është një strukturë e mbushur me hidroksid kaliumi ose hidroksid natriumi për të përthithur lagështirën dhe dyoksidin e karbonit.

▪ Monitori i pacientit është shumë i rëndësishëm në sistemin e anestezisë pasi monitoron në mënyrë shumë të saktë vlerat jetësore të pacientit gjatë operimit.

Rëndësia e aplikimit të saktë dhe të kujdesshëm të aparaturës së anestezisë

Aplikimi i anestezisë realizohet nga mjeku reanimator ose anestezisti i trajnuar mirë, sepse është shumë i rëndësishëm përcaktimi i raportit të gazeve anestetike, të cilët do aplikohen tek pacientit sepse një raport sado qoftë i vogël dhe i gabuar, mund të shkaktojë një gjendje akute të pacientit gjatë operacionit duke shkaktuar vdekje të menjëhershme.

Krahas respiratorëve, aparatura e anestezisë duhet të mirëmbahet, të pastrohet, të konfigurohet dhe kalibrohet në mënyrë të vazhdueshme. Kujdesi në përdorim duhet të jetë shumë i madh pasi është një aparaturë e ndërhyrjes së drejtpërdrejtë tek pacienti gjatë kirurgjisë duke e menaxhuar paralizën e përkohshme të pacientit.

Trajnimi i mjekut reanimator dhe anestezist është shumë i rëndësishëm pasi një gabim i vogël në menaxhimin jo të mirë të pajisjes mund të shkaktojë një situatë emergjente tek pacienti.

Shkaqet e humbjes së jetëve të pacientëve nga anestezia

1- Dështimi i qarkullimit të gjakut si rezultati i hipovelamisë në përzierje me gazet anestetike nga mbidoza (mbidoza e gazeve anestetike)
2- Hipoksia (rënia e oksigjenit në gjak) dhe hipoventilimi (ventilimi i ulët i respiratorit)
3- Hipertermia malinje (një sëmundje e rrallë, gjenetikisht e trashëgueshme e cila ka të bëjë me rritjen e lartë të temperaturës nga përbërjet kimike të anestezisë)
4- Mungesa e vigjilencës së mirëmbajtjes së raportit të gazeve apo produkteve anestetike gjatë kirurgjisë.

Përpara aplikimit të anestezisë është shumë e rëndësishme kryerja e analizave të gjakut dhe të gazeve në gjak. Në varësi të këtyre analizave përcaktohen raportet anestetike të elementeve kimike të cilët do aplikohen tek pacienti përpara kryerjes së procedurës kirurgjikale. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Tetë mënyra efektive për të ndaluar dhimbjen e dhëmbit në kushte shtëpie

Tetë mënyra efektive për të ndaluar dhimbjen e dhëmbit në kushte shtëpie

Shëndetësi
Kalo në kategori