LAJMI I FUNDIT:

Njeriu i afërt i Putinit, javë më parë u plagos gjatë sulmeve ukrainase në Donetsk – ish-zëvendëskyrministri rus mund të mos ecë më

Njeriu i afërt i Putinit, javë më parë u plagos gjatë sulmeve ukrainase në Donetsk – ish-zëvendëskyrministri rus mund të mos ecë më

Ish-shefi i agjencisë hapësinore ruse Roscosmos, Dmitry Rogozin, i cili ditë më parë u plagos nga granatimet ukrainase në Donetsk, pritet t’i nënshtrohet sot një intervenimi kirurgjik.

E pavarësisht se Kremlini po tenton ta fshehë raportimin e disa mediave të pavarura ruse, se ish-zëvendëskryeministri i Rusisë është në rrezik të mbetet i paralizuar nga copëzat e granatës që i kanë mbetur në trup, Moska ka konfirmuar se ai sot do t’i nënshtrohet një ndërhyrje kirurgjikale.


Rogozin ishte duke qëndruar brenda një hoteli në Donetsk me disa këshilltar tjerë të ushtrisë ruse, kur ukrainasit filluan një sulm në të cilin ish-kreu i Roscomos mbeti i plagosur në shpinë.

Në ato momentet kur ukrainasit filluan sulmin, me të kishte qenë edhe Vitaly Hotsenko, kryeministër i “Republikës Popullore” të vetëshpallur të Donetskut, transmeton Telegrafi.

Rogozin konsiderohet si njeri i afërt i Putinit, i cili kohë më parë pati bërë thirrje për lirimin e kriminelëve serbë të luftës Radovan Karaxhiq dhe Ratko Mlladiq dhe kishte kërcënuar Malin e Zi me sulme ushtarake.

Në fillim të qershorit kërcënoi Bullgarinë, Maqedoninë e Veriut dhe Malin e Zi, se Rusia mund t’i shënjestronte me raketa balistike, pasi këto tri vende të Evropës Lindore ndaluan fluturimin e aeroplanit me të cilin ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov duhej të mbërrinte në Beograd.

Rogozin u shkarkua nga posti i kreut të agjencisë ruse të hapësirës në mes të korrikut. Presidenti rus Vladimir Putin emëroi Yuri Borisov, ish-zëvendëskryeministër dhe zëvendësministër i Mbrojtjes, në krye të Roscosmos. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Demografia evropiane - cili shtet ka natalitetin më të lartë dhe ku qëndron Kosova?

Demografia evropiane - cili shtet ka natalitetin më të lartë dhe ku qëndron Kosova?

Evropa
Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete

Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete

Botë
“Vuçiq paguan paraprakisht në rast të fitores së Trumpit”, mediat botërore shkruajnë se si dhëndrit të ish-presidentit amerikan iu shit ndërtesa e Shtabit të Ushtrisë Serbe

“Vuçiq paguan paraprakisht në rast të fitores së Trumpit”, mediat botërore shkruajnë se si dhëndrit të ish-presidentit amerikan iu shit ndërtesa e Shtabit të Ushtrisë Serbe

Serbia
Hungaria vendos veto ndaj rezolutës së KiE - nuk mbështetet formula e paqes e Ukrainës

Hungaria vendos veto ndaj rezolutës së KiE - nuk mbështetet formula e paqes e Ukrainës

Evropa
Amerikani bleu një magazinë të vjetër për 380 euro - ajo çfarë gjeti në të është një pasuri e vërtetë

Amerikani bleu një magazinë të vjetër për 380 euro - ajo çfarë gjeti në të është një pasuri e vërtetë

Amerika
Izraeli kryen sulm ajror në Bregun Perëndimor, të paktën një i vdekur

Izraeli kryen sulm ajror në Bregun Perëndimor, të paktën një i vdekur

Azia
Kalo në kategori